Momenti kur Raikkonen i thyen këmbën mekanikut

VIDEO/Pamje të frikshme në “Formula 1”, Raikkonen i thyen këmbën mekanikut

8 Prill 2018, 19:32| Përditesimi: 8 Prill 2018, 20:28

  • Share

Gara e “Formula 1” e kësaj të diele në Bahrein është shoqëruar nga një episod i frikshëm. Piloti i “Ferrarit”, finlandezi Kimi Raikkonen i ka thyer këmbën një prej mekanikëve të skuadrës, teksa dilte nga bokset. 

Në xhiron e 36-të të garës, Raikkonen është futur në bokse për të ndërruar gomat. Ai është nisur para kohe nga pit-stop, teksa goma e majtë e pasme nuk ishte fiksuar nga mekanikët dhe në këtë moment godet mekanikun. Goma e kokëkuqes i kap këmbën e majtë duke ia thyer në vend. 

Pasi bën disa metra Raikkonen detyrohet të braktisë garën, ndërsa stafi i skuderisë italiane i vjen në ndihmë teknikut që mbeti i lënduar rëndë. Gara e "Formula 1" u fitua nga piloti tjetër i Ferrarit, gjermani Sebastian Vettel. 

“Formula 1”, Raikkonen i thyen këmbën mekanikut të Ferrarit
//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?