Kosova & Rajoni

Pamje të rënda, një burrë rreh brutalisht tri vajza në mes të ditës në Prishtinë, flet njëra nga të dhunuarat: Veç masazhit, kërkonte shërbime ekstra

3 Shtator 2021, 09:35| Përditesimi: 3 Shtator 2021, 12:52

  • Share

PRISHTINË- Një burrë ka rrahur brutalisht trI vajza në mes të ditës në rrugën 'Ahmet Krasniqi' në Prishtinë. Siç shihet në videon e bërë virale, burri sulmon të rejat me një shkop gome, ndërsa ato përpiqen që të mbrohen. 

Një nga vajzat e sulmuara fizikisht, thotë se ai ishte klient në një qendër masazhi ku punonin tre vajzat, të cilat ishin shtetase shqiptare. Sipas saj ai ka kërkuar shërbime të tjera veç masazhit, gjë të cilët ato e kanë refuzuar. Ndërkohë sipas medieve kosovare shtetasi L.V është vetëdorëzuar në policinë e Gjakovës.

1630654972_Screenshot1.jpg

1630654979_6400613149ba7b522.png

Ora 12:45
'Erdhi për masazh, por donte shërbime të tjera', flet njëra nga vajza që u sulmua me grushte në Prishtinë! Vetëdorëzohet autori

Një nga vajzat e sulmuara fizikisht nga një burrë në mes të ditës në Prishtinë, ka rrëfyer se ai ishte klient në një qendër masazhi ku punonin tre vajzat, shtetase të Shqipërisë.

Siç raporton viktima, L.V kishte sulmuar atë dhe dy shoqet e saj sepse kishte kërkuar shërbim më shumë se masazhi, dhe pasi vajzat kishin refuzuar ai i ka kërcënuar ato në fillim në qendrën e masazhit e pastaj edhe i ka ndjekur.

“Ka kërkuar shërbime të tjera, ka bërë problem dhe na ka kërcënuar me jetë në lokal, dhe kjo është arsyeja e incizimit, me i marr targat e veturës. Pastaj ka ka dalë papritur nga vetura dhe ka ndodhë ajo që ka ndodhë”.

Ndërkohë i dyshuari është dorëzuar në stacionin e Policisë në Gjakovë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loku: 04/09/2021 08:03

    kur dikush te gjuan ne faqe,ktheji faqen tjeter thote Jezusi,vajzat mesa duket nuk jane te Krishtera,por u mbrojten dhe jo vetem qe nuk kthyen faqen tjeter por dhe e goditen dhunuesin.Amen

    Përgjigju
  • Iris: 03/09/2021 23:34

    Nuk paska ndonje qender masazhi te hapur nga aziatiket ne Prishtine ,se ata njihen per dhenie <<sherbimesh te tjera>>?!

    Përgjigju
  • GOLI: 03/09/2021 19:36

    SIÇ SHIKOJME SHENIMI S'JA DEL TE PERSHKRUAJE TE VERTETEN...ÇUNI NGORDHALAQ U PERPOQ TE SHFAQ VETEN BURRE POR SIÇ DUKET ÇUPAT I'A DOLEN THENIES: BURRNESHA

    Përgjigju
  • Zenun REXHEP LEKA: 03/09/2021 14:41

    Ky që ref kto vajzat e njof un është çuni kajes Rexhep Leka [ kepi ] ky nuk është i keç po asht pak budall. E kur Rexhepi ishte i vogël të gjith e thirshin lloshi kajes. Po ky Rexhepi asht çun i mir ka qen dhe mundës e kasap në kombinatin e mishit e bonte 2 norma therte 100 derra në dit. E ka qen dhe mundës. Tani ka maru 5 fakultete e di 10 gjuh të huja se kuptoi se ça ka dash në Prishtin Xhep lloshi kajes.

    Përgjigju
  • ⌂♪5: 03/09/2021 13:37

    Të forta edhe këto vajzat. Në vënd që të iknin të tmerruara nga ky i egërsuari, mbrojtën njëra tjetrën dhe iu sulën dhe e ndoqen agresorin... BRAVO! VAJZA TRIME!

    Përgjigju
  • Emigrant: 03/09/2021 09:41

    Do jet ndonje taleban kosove qe do tiembulij grat e vajzat e emancipuara me ferexhe

    Përgjigju
    • Jari: 04/09/2021 06:22

      Po po ato talebane ju papona qe i emanciponi gocat neper trotuare hajt mo histori ballkani piranha nation.

    • Lastmi: 03/09/2021 17:13

      Do jete baba jot, ai qafiri pervers qe ka pjelle nje qen si ty

    • Talo: 03/09/2021 11:06

      Kosova asht plot me taleban. Bile edhe emrit duhet me vu mbrapa prapashtesen - stan.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?