ELBASAN- Një ari i murrmë është gjetur i ngordhur pasditen e kësaj të diele pranë urës së Xibrakës në aksin Elbasan-Librazh. Pamjet janë të rënda, teksa i gjakosur qëndron i shtrirë në rrugë.
Paraprakisht dyshohet se është përplasur nga një makinë, teksa Fondacioni RoyalAlbania me anë të një postimi në rrjetet sociale ngre alarmin që autoritetet të marrin sa më shpejt masat.
"Ariu i murrmë (Ursus arctos) është një thesar i faunës shqiptare. RAF po identifikon rastet e gjuetisë dhe vdekjeve çdo ditë. Sot ekipi ynë mori informacionin nga Dr. Xhafa të një ariu kaf të gjetur pranë urës së Xibrakës (Elbasan-Librazhd). Autoritetet shqiptare duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme", shkruajnë në njoftim.
mua ariu me hengri 6 keca e 3 gjela deti. kush mi paguan. qeveria nuk do tja di. un kam prova me kamera.
PërgjigjuNe shume zona ariu eshte bere problem. Shkateron te mbjellat dhe sulmon bagetite, hall ti vrasesh e hall mos ti trazosh, por dhe 6 lope te vrara vetem nje fermeri jane shume dem. Keto shoqatat me fondet e tyre te paguajne demet dhe pastaj ska problem, te haje ndonje lope dhe ariu.
Përgjigju