Pas disa dekadash në Roskovec të Fierit janë parë lejlekët. Pamje të rralla këto për shpendë që ngrenë fole zakonisht në laguna.
Çifti i lejlekëve ka ndërtuar folenë në fshatin Strum, në majë të një shtylle elektrike.
“Kanë rreth një muaj që ndërtuan folenë, ka rreth 3-4 ditë që kanë ardhur dhe jetojnë këtu”, tha një banor.
Ndërsa vite të mëparshme lejlekët kanë folezuar dhe në zona të tjera të Fierit, siç është lagjja "Sheq i madh".
“Fiks 8 vjet, vetëm njëherë i prishi era folenë, ka 2 vjet që një lejlek ka qëndruar këtu. Erdhën dy në fillim pastaj u bënë 6 copë dhe jetojnë bashkë këtu”.
Gjatë kësaj periudhe lejlekët kanë nisur shtegtimin nga vendet e dimërimit në Afrikë drejt vendeve mesdhetare, mes tyre Shqipëria.
Rrezik e ka ftuar bufi.
PërgjigjuPo shkëmbehen me shqiptarët. Ne ikim lejlekët vijn.. Tpaktën të plotësohet me shpend e kafshë ekzotike ky "kopësht zoologjik" që quhet Shqipni se kshu na kan bo politikant si kafshë e tallin lesht me popllin.Na hudhin nai cop buk çdo 2 vjet kur kan zgjedhje,lokale e parlamentare.
Përgjigju