Bota

Pamje të rënda, Festa e Ashures: Myslimanët shiitë priten e përgjaken me shpata në ritualet e ditës së shenjtë

20 Gusht 2021, 09:59| Përditesimi: 20 Gusht 2021, 10:03

  • Share

Disa imazhe të pazakonta që mund të prekin ndjeshmërinë vizuale të shumë personave, vinin nga ritualet myslimane me prerje e përgjakje të trupit, për të shënuar Ditën e Ashures në Irak.

Myslimanët në Irak kryen ceremoninë vetë-lënduese në tempullin e Imam Ali në Najaf, për të shënuar ditën e Ashures, dita e nëntë e Muharramit, në muajin e parë të kalendarit islamik.

Për myslimanët shiitë Ashura është një event madhor fetar ku besimtarët kujtojnë rënien e martirit Husain Ibn Ali al-Husein, nipi i Profetit Muhamed, i cili vdiq në betejën e Karbala në vitin 680.

Aktet e prerjes e përgjakjes konsiderohen si një mënyrë e larjes së mëkateve nga ata që kryejnë ritualin. Pamjet e marra në Najaf, Irak, tregojnë një grup myslimanësh shiitë me veshje të bardha që kryejnë prerje në kokat e tyre për të lejuar që gjaku të rrjedhë poshtë përgjatë trupit.

Ndërsa të tjerë njerëz të veshur me të zeza, qëndrojnë anash grupit më të madh, duke i ndihmuar të përgatiten për ritualin.

Në disa pamje shihen gjithashtu ndihmesa që mbajnë veshje dhe shishe uji në rast se të prerët kanë nevojë për ndihmë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/08/2021 00:40

    Keto lloj ritualesh nuk i kane vetem muslimanet.Rituale te ngjashme jane perdotur nga disa dervishe qe shponin me shtize faqet tej per tej;gjithashtu dhe krishterimi ka pasur raste te ngjashme,p.sh disa murgjer katolike qe kamzhikonin veten,po keshtu ne Gjermani ka qene ne mesjete nje sekt i krishtere ekstrem, qe kalonin neper qytete e fshatra duke kamzhikuar veten, deri ne hemoragji dhe emrin nga ky akt e kane marre;gjithashtu edhe sot ne disa vende te botes,si Izrael dhe Filipine,kur eshte koha e Pashkeve,shume besimtare ekstremiste kamzhikohen si Krishti,ose ka raste, qe dhe kryqezohen prej verteti per disa ore.Po keshtu ka vende si katedralja e Guadalupes,ku njerezit shkojne me distanca te tera,duke u zvarritur neper kalldrem,duke ecur me gjunje, derisa u behen gjak.Te gjitha keto,pavaresisht vendit,kohes e religjonit,behen ne emer te besimit .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?