Pamjet ekskluzive të të pandehurve ngjitur me njëri-tjetrin e pa maska, GJKKO merr masat që te...dera!

30 Prill 2020, 12:24| Përditesimi: 30 Prill 2020, 14:12

  • Share

Pas shqetësimit që Report Tv ngriti një ditë më parë, në Gjykatën kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit janë marrë masat mbrojtëse nga COVID-19. Dersa kryesore është mbyllur dhe ajo hapet nga punonjësi i sigurisë vetëm nëse avokat, prokurorë a persona të tjerë që duhet të futen, kanë maska.

I tillë është edhe ky moment kur një avokat kërkon të hyjë në gjykatë, teksa roja I sigurisë I kërkon të vendosë maskën.

Një ditë më parë Report Tv solli pamje ekskluzive nga një seancë gjyqësore ku të pandehurit në paraburgimin e 313-ës, aty ku ka shpërthyer një vatër infeksioni, ishin të papajisur me maska e doreza, skundër është përcaktuar në aktet normative. Seanca që mban datën 22 prill, e transmetuar ekzkluzivisht në Report Tv, solli edhe reagimin e menjëhershëm duke marrë masat e domosdoshme mbrojtëse, siç janë maskat.

Të arrestuarit në vitin 2019 në operacionin e koduar ‘’Rruga e gabuar’’ qëndronin ngjitur me njëri-tjetrin pa mjetet mbrojtëse në kafazin e qelqtë me një sipërfaqe jo më shumë se 25 m2.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?