Pamjet satelitore gjatë përmbytjeve 
situata në Shqipëri nga veriu në jug

3 Dhjetor 2017, 16:13| Përditesimi: 4 Janar 2019, 15:20

  • Share

TIRANË – Shqiptarja.com siguron pamjet satelitore nga data 28 Nëntor kur situata e motit ishte e qëndrueshme deri në 2 Dhjetor gjatë kohës kur Shqipëria u përfshi nga një stuhi me reshje intensive shiu nga dita e fundit e nëntorit (30 Nëntor) deri ditën e djeshme (2 Dhjetor).

Reshjet shkaktuan një sërë përmbytjesh dhe problemesh nga veriu deri në jug të vendit por për t’u veçuar ishte situata në autostradën Tiranë- Durrës, dalja nga shtrati e lumit Erzen në qarkun e Durrësit pranë Shijakut, dalja nga shtrati e lumit Mat pranë Milotit  dhe situata në qarkun e Fierit dhe atë të Vlorës.

Në pamjet satelitore duken retë që kanë mbuluar gjithë pjesën e rajonit ku ndodhet dhe vendi ynë për dy ditë me radhë me reshje intensive shiu, ndërsa gjatë paradites së djeshme koha është kthjelluar për disa orë duke bërë të mundur kapjen e pamjeve satelitore nga hapësira të pas përmbytjeve.

Në pamjet satelitore duken qartë 3 lumenj; një në qarkun e Durrësit, tjetri më në veri në Milot dhe lumi tjetër në qarkun e Fierit që pas fryrjes nga reshjet intensive të shiut kanë dalë nga shtrati duke sjellë përmbytje në zonat pranë tyre ndërsa kanë sjellë edhe turbullimin e ujit të detit në grykëderdhje. 

satelit moti
(Foto satelitore në 28 Nëntor, dy  ditë para reshjeve intensive të 30 Nëntorit) 

satelit motisatelit moti
(Me vijzime të kuqe, lumenjtë e fryrë nga reshjet dhe të dalë nga shtrati. Foto satelitore paraditen e 2 Dhjetorit)

 

satelit moti
(Situata në Shqipëri dje 2 Dhjetor pas përmbytjeve)

 

 

Përditësim (5 Dhjetor 2017)
moti
(Foto satelitore, situata në 5 dhjetor, zonat e përmbytura në qarkun e Fierit)

Pasi kthjellohet moti nga retë, siç mund të shikoni në foton e madhe duken qartë disa zona të përmbytura që nga hapësira. Në foton satelitore, tek zona e përmbytur janë disa fshatra të qarkut të Fierit, përkatësisht Boçovë, Darëzezë, Bashkim, Fushë, Dermenas  dhe Pojan dhe Novosela në qarkun e Vlorës.

Redaksia Online
(Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)

//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?