Pampuri: Qarkullimi i elitave në PD domosdoshmëri! Basha me lista të parapërgatitura? Zëra që vijnë nga e majta

7 Korrik 2020, 16:38| Përditesimi: 7 Korrik 2020, 19:02

  • Share

 “Garda e vjetër” e demokratëve po shndërrohet në kryefjalë të diskutimeve brenda selisë blu. Për ish-deputeten Orjola Pampuri është domosdoshmëri rikthimi i disa prej emrave të rëndësishëm të cilën e konsideron qarkullim të elitave në një forcë politike. Ky 8-vjeçar i vështirë, duhet ta gjejë Partinë Demokratike më të bashkuar se kurrë nënvizon ajo.

“Unë jam për të qenë të gjithë bashkë, por nuk jam për të ndarë të vjetër dhe të rinj.  Çdo parti, sidomos kur është demokratike, kur karakterizohet nga fjala e lirë, duhet të mbështesë figurat e reja dhe personazhet e rinj që përfshihen. Sepse tek e fundit, qarkullimi i elitave është i domosdoshëm. Janë ata që do na mbështesin ne që do të vijnë më vonë, dhe ne që jemi sot kemi mbështetur dhe i jemi referuar figurave të mëparshme. Kështu ecet në vijimësi", tha Pampuri.

Udhëzimi i ri i Partisë Demokratike i dha më shumë hapësirë grave për përfaqësim, jo vetëm në numër por edhe në cilësi. Kështu e sheh ish deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri formulën e përcaktuar nga selia blu për kuotat gjinore.

“Kuotat janë diçka pozitive dhe përveç kuotave ne kërkojmë edhe përfaqësim cilësor të grave demokrate. Ndaj dhe udhëzimi përmbledh disa pika të rëndësishme për mirëpërfaqësim, si profesionalizmi, karriera, integritetin moral e profesional”, u shpreh ish-deputetja.

Por, si i komenton ish deputetja Orjola Pampuri deklaratat e skeptikëve se udhëzimi i ri i PD është një farsë dhe se Lulzim Basha i ka gati listat me emrat e demokratëve që do të garojnë në zgjedhje?

“Këto janë zëra që vijnë nga e majta. PD ka një proces të jashtëzakonshëm sic është ky i përzgjedhjes së kandidatëve, i përkrahur nga baza dhe i mbështetur nga qytetarët”

Lojë të Edi Ramës e quan edhe debatin e gjetjes së votave për miratimin e zgjedhores, si një përpjekje të fundit të kryeministrit për të penguar integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • robi: 07/07/2020 21:18

    Po Klevis kricin e Faros tek elita e fusni se populli e ka hedhur ne koshin e plehrave te politikes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?