Shumë është fulur dhe përfolur ditët e fundit mbi “sondazhe” dhe “ndërmjetës” mbi të ardhmen e zotit Basha pas zgjedhjeve të vitit 2021. Shumë është tallavitur dhe komentuar se gjoja “Lulzimi është në prag të marrjes së detyrës së kryeministrit”. Gjithë komentuesit vijnë ose nga SHQUP-i, ose nga mediat diletante, të cilat financohen nga Partia Demokratike, dhe që gjithë ditën merren me tjerrje dhe ç’tjerrje lajmesh të gënjeshtërta. Si mund të besosh se Lulzim Basha,mund të bëhet kryeministër (me urdhër të peshkut) kur dihet se ai deri sot nuk ka vënë “një tullë” në Partinë Demokratike?
Si mund të deklarosh dhe si mund tu besosh gënjeshtrave të një nate vere se, zoti Basha, paskësh refuzuar zotin Rama, që “ai të bëhej president, dhe ky kryeministër”? Lajme të tilla, dhe c’filitje të tilla mediatike, do të dëgjosh vetëm në këtë vend, nga portale që fyejnë dhe tallen edhe me financuesin e tyre, nga portale që ngrejnë dhe ulin çdo ditë majë “çatisë” shefat e tyre, dhe që në fund të ditës, e besojnë edhe vetë se “vetëm Lulzim Basha bën shtet”.
Tallava më të mirë për parafushatën e kryetarit të PD nuk ka. Por si mund të besosh sot se, Lulzimi dhe ekipi i tij, i dështimeve dhe skandaleve mund të bëjnë shtet, si mund të besosh dhe të artikulosh deklarata të tilla, tek sheh dhe dëgjon parafushatistët e Lulzimit, tek u shesin dëngla fakirëve në rrethe, tek u servirin atyre premtime bajate se, “sa të marrim pushtetin, ju do të jetoni si njerës” ? E gjithë kjo ndodh tani, po ndodh këto ditë të nxehta vere, kur gjithë qeveria ka në vëmëndje situatën e krijuar nga COVID-19, kur e gjithë qeveria po merret intensivisht, me angazhimin maksimal të strukturave vendimarrëse dhe ligjzbatuese për të përballuar krizën në ekonomi dhe sektorët e tjerë jetikë të vendit.
E gjitha kjo po ndodh, në një kohë kur shqiptarët, më shumë se kurrë kanë nevojë për një politikë të përgjegjshme dhe jo për aventurierë, që kërkojnë edhe në kohë lufte, pushtetin. E gjithë kjo po ndodh, nga një parti politike ekstremisht e lidhur dhe rradhitur në krah të atyre që duan kaosin dhe anarkinë në këtë vend. Ata që sot u fryjnë borive të “daljes nga kriza me propozime të SHQUP-it” nuk janë gjë tjetër veçse “shkopinj me gunga në rrotat” e një qeverie, që po përballon me sukses krizën më të rëndë ekonomike dhe njerësore të dekadave të fundit.
Si mund të besosh se, Lulzim Basha “mund të bëjë shtet”, kur ai ka qenë në majën e piramidës shtetërore, dhe e katranosi, si mund të besosh dhe tu premtosh hallexhinjve sot se “PD do tu lehtësojë nga hallet dhe problemet”, kur nën pushtetin e saj shqiptarët, humbën paratë, pronat, dinjitetin, jetën e fëmijëve, kur nën pushtetin e saj, vendi u zhyt thellë në krizën e besimit dhe shpresës për të ardhmen.
Të besosh se “Lulzimi do të bëhet kryeministër” apo dhe se “ai do të bëjë shtetin ligjor”, është njëlloj sikur të thuash “Doktorri nuk ka qenë asnjë ditë komunist, por ka lindur demokrat”. Pamundësia e zotit Basha për të bërë shtet, qëndron në shumë hamëndje dhe pikëpyetje të vjetra, të cilat do të ishte mirë që vetë ai, të mos u hapte “shtegun” për ti ridiskutuar. Ndoshta do të ishte mirë që edhe portalet që ai financon, të vihen pak “nën zap” nga Gazi, paçka se lajmi për kryetarin, më parë kalon nga zyra e Doktorit…./ Tema
Lylzimi mund te beje shtet vetem ne ender ose ne kopeshtin zoologjik ne se ka perpara nje tufe majmunesh dhe papagallesh qe brohorasin edhe per nje pordhe qe ben lyrzimi
Përgjigju