Pandeli Majko për Report Tv: Në maj nis hapja e kufijve, në Shqipëri do të vihet për turizëm (INTERVISTA)

22 Prill 2020, 18:54| Përditesimi: 23 Prill 2020, 11:23

  • Share

TIRANE-Muaji maj do ta gjej Shqipërinë me kufij të hapur. Kështu u shpreh ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko në një intervistë për Report tv. Majko sqaron se kjo nuk nënkupton një rikthim të gjendjes normale, pasi ky liberalizim i lëvizjes do të jetë me rregulla të përcaktuara.

Puna e strukturave administrative po përpiqet brenda mundësive që maji të na gjejë me një situatë sa më të liberalizuar për të gjithë shtetasit që duan të rikthehen ose ata që duan të largohen nga vendi për tu krijuar atyre mundësi. Por dua të nënvizoj faktin se nuk do të thotë se do rikthehemi në gjendje normale. Do ketë një lëvizje me rregulla të përcaktuara të cilat hap pas hapi do të tejkalohen. Regulla të cilat ne i kemi shumë të rëndësishme se kanë të bëjnë me jetën e njeriut”, shprehet Majko.

Në intervistën për Report tv, Majko zbardh detaje edhe nga komunikimi që kryeministri Rama pati sot me homologun grek, për shqiptarët që duan të kthehen por edhe për ata të cilët bëjnë punë sezonale në shtetin fqinj.

Rama ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin grek Mitsotakis, për këtë cështje. Sidomos sa i përket situatës së koronavirusit dhe për të stabilizuar atë marrëdhënie të vecantë e cila rivlerësohet nga shtetasit tanë në një numër të madh që punojnë aktualisht në Greqi. Jo vetëm ata që janë rezidentë, por sidomos ata që shkojnë për punësim sezonal. Ju e dini që Greqia ka shpallur interes të veçantë për këtë”, shprehet Ministri i Diasporës.

Majko shprehet i bindur se liberalizimi i lëvizjeve do të shpëtojë këtë vit turizmin. “Vera që vjen do ta gjejë Shqipërinë më fleksibël, më të liberalizuara qoftë lëvizjes dhe situatës në përgjithësi. Por duhet të kemi parasysh dicka që këtë situatë nuk e parashikojmë dot. Kërkohet një mirëkuptim se kjo që po ndodh, nuk po ndodh vetëm me Shqipërinë. Ajo që është e rëndësishem është që Shqipëria e vuri poshtë që mund të na vendoste ne poshtë. Pas lehtësimit në maj, këtu do vihet për të bërë turizëm”, shprehet ministri Pandeli Majko.

Ministri i Shtetit për Diasporën njofton se shtetasit e sëmurë të cilët do riatdhesohen nuk do të qendrojnë në hotel, por në shtëpitë e tyre. Ndërkohë, lidhur me abuzimet për cmimet e hotelit dhe biletave Majko fton qytetarët të denoncojnë rastet.

Qytetarët e sëmurë të riatdhesuar nuk do të qendrojnë në hotel, por në shtëpi. Monitorimi i lëvizjeve të qytetarëve që kthehen ose ikin bëhet nga Ministria e Infrastrukturës. Standartet janë të publikuara. Nëse ka raste të abuzimeve, nëse ka marrje pagesash mbi ato të publikuara është abuzim i pastër, dhe ata duhet të ankohen. Jemi sy e veshë për të vlerësuar nëse ka shkelje për të ndërhyrë”.

Tërheqjen e përkohshme të qeverisë Shqiptare nga konventa Europiane për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, Majko e quan të nevojshme, pasi sipas tij, ndonëse për një qëllim të caktuar, të drejtat themelore të njeriut janë shkelur.

E vërteta është se i kemi mbyllur në shtëpi njerëzit dhe shumë nga të drejtat themelore, janë kufizuar. Mendoj të jemi realist, mos e marrim me dramë të madhe, të shohim distancën e asaj që shkruhet në lehtër dhe realitetit. Ne sot, në kuptimin e asaj që ishte përpara, po shkelim të drejtat e njeriut. Janë thyer rregulla morale të pashkelshme në vendin tonë, rregullat e mortit”.

Ministri i Shtetit për Diasporën njofton se riatdhesimet do të vazhdojnë edhe në shtete të tjera, për këtë arsye fton qytetarët të drejtohen pranë konsulatave të vendeve ku ndodhen.

Çdo shtetas shqiptar që do vijë do ndjekë një procedurë të caktuar. Do u lutesha qytetarëve të shohin faqen e Ministrisë së Transporteve, të kërkojnë ndihmë te trupat tanë diplomatikë, të kërkojë informacion pranë konsullatës së vendit ku jeton, ambasadën, pasi janë zëdhënësit kryesor të proedurave që duhet të ndjekin”, thotë Majko për Report tv.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mira: 28/04/2020 21:26

    Me te vertete qe kemi ra ne hall me kete karantinen ,ne konvikte apo hotele duke pasur shtepine. Une personalisht nuke besoj kete ,corona -virus,me duket nje farse e vertete...Nje poshtersie madhe.Jemi nje popull i vogel ,dhe ma merr mendja ,kjo politike ka nje muaj e gjys ,gjysmen e popullit tone e ka ,semure apo shkaterruarnga cdo gje. ,ca qe s'lexojne ,besojne qeverine. Te vjetrit kane thene :nuk ben t'i zihet bese qeverise ne cdo gje. Kjo mbyllje ne kete menyre me ka befasuar. Kur u zgjodh Edi Rama ,pata shprese se do bente dicka te mire, por per fat te keq ,e urrej me shume se cdo kush tani. Pata ardhur ,vec dy dite qe te shoh nenen dhe vellain se kisha 3 muaj pa ardhur,atje ne Kosove kam lene nje njeri ,qe zgjohet vetem dhe vjen mbremja ,vetem ,ka nje muaj e gjyse,se jane te vete izoluar edhe ato si puna jone. Te vije te me marre s guxon, se perfundojme ne karantine ne prishtine. Kur ne shtepi ,vec ai dhe une jemi. Te perfundoj ne gazeta s me pelqen fare ,(vras veten).Ketu nena me dhimbset ,se nje grip me pas ,e bejne me koronavirus (s'po na lene me qene me grip sivjet ,se quhet covid-19.Edhe alergjite e pranveres,jane larguar,nga frika)dhe e marrin ne spital ma mbysin mjeket ,. Kete farse se besoj fare. Per mua mjeket s jane heronj ne kete rast . Hero eshte ai qe del e tregon te verteten e mashtrimit. Sa keq qe besova ,aq shume re Edi Rama ,na shkaterruan jeten. Pak te shkaterruar e kishim. A munden dikush nga keta mjeke ,te beje be ne Kuran ,se krejt te vdekurit ,30 sa thone kane vdekur ,nga Kovid-19? Tani qe po shkruaj ,me rrjedhin lotet edhe per ate njeri ,qe gdhihet vetem dhe ngryset vetem ,ketu me rri mendja te nena me shume ,se me i ra i grip ma marrin mjeket e ma vrasin ,si kane bere me shume qe kane pasur semundje. Vec kur t 'i shoh te betohen be gjene me te shtrenjte ,se po bejne gjene e duhur. PrZ lotet po ne rrjedhin. Se di si t 'ja bej?A te vras veten mos te me rrije mendja as ketu as ,ne Kosove. Apo te pres edhe pak. ?

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 23/04/2020 11:56

    Se paku hapni kufirin shqiptar-shqiptar,ose Shqiperi-Kosove dhe hapesira tjera etinike shqiptare.Kjo eshte e arsyeshme dhe e rendesishme per faktin se, kemi shume raporte kombetare,familjare e private.Kemi student e biznese te ndersjelleta.Kemi raporte miqesore e shoqerore te nguashta kombetare e vellazerore dhe shume faktorem te tjere e mbi te gjithe;Jemi te nje kombi e nje gjuhe,Jemi te nje fati e nje fatkeqeie,kemi nje flamur,kemi nje abetera e nje shpirt kombetar.Mos t'i ndihmojme ata qe na duan keshtu te ndare e te percare.

    Përgjigju
  • ....: 23/04/2020 11:36

    Ky njeri e mbante vehten me integritet,por karrikja qe i dhane tregoi se sa lire u shit dhe perfundimisht vulosi mediokritetin e tij.

    Përgjigju
  • Ho me pra nime...: 23/04/2020 11:26

    E meee skeni ku ja mani pa lekët e emigrantëve, çudi se nuk leni moment pa i sha. Mos e rruni hiç se kët vit nuk vijm, ska euro, hani pras.

    Përgjigju
  • Kaltra: 23/04/2020 09:44

    Nuk e kuptoj këtë zotin Majko ,si mund të hap kufijtë për turizëm apo të fus në hartën e covid 19 edhe Sarandën dhe bregdetin që janë deri tani të pastër.Nuk duhet të vijnë turist këtë vit sepse situata do jetë alarmante nuk do të munden ta përballojnë dot .Atëhere do jetë vala edhe më e fuqishme e pandemisë do bëhet si në Itali e Spanjë. Mos na vrisni o qeveritarë të papërgjegjshëm. Për fitimet e operatorëve turistikë rrezikoni jetët tona.

    Përgjigju
  • opioninion: 23/04/2020 07:54

    per mua jo nuk te hape kufiri pa plotesuar te drejta shqiptare ne ballkan turizmijo nuk te hapetepa kotrollua lokale dhe hotele jane vater ifeksjone

    Përgjigju
  • Papi: 22/04/2020 23:07

    Nuk e kuptoj... jetoj ne itali ku me thone ket vit ska udhetim jashte,pra zoti majko per ke e ke fjalen per wuhannin?

    Përgjigju
  • aier: 22/04/2020 23:02

    2 persona ne gjithe historine e shqiperise nuk kan pare pune me sy: pandeli majko dhe like floriri

    Përgjigju
  • Mentor Baboci: 22/04/2020 21:14

    Mos u perpiq te percash diasporen, me organizatat baze te PPSh, qe kerkon te ngresh me "njerez me biografi te mire" e ish ambasadore e ish prefekte,deri ne Kanada. E kam bere fakultetin e inxh. mekanike ne kohen kur kryesekretare ishte Tushi, qe per 12 mungesa ne mesim ne vit te dergonte ushtar, e qe per djalin e saj perdorte raportin mediko-ligjor. Pasi nuk punove nje dite ne profesion, e gjete perseri rrugen per te jetuar e bere pasuri. Refuzojme qe si minister diaspora te kemi nje njeri si ti.

    Përgjigju
  • Kafsha: 22/04/2020 19:55

    Nje pune s ka zene ky me dorë.. Tere jeten neper karrige, nuk e di ç eshte puna dhe rrogat vu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?