“I dashur babagjysh, dua vetëm të vish”!, kjo duhet të jetë kërkesa e fëmijëve në mbarë botën, pasi për shkak të pandemisë duket se gjyshin i preferuar i festave nuk do të jetë mes nesh këtë vit.
Festat po afrojnë dhe përveç krizës së energjisë, pandemisë dhe ndryshimeve klimaterike njerëzimi do të duhet të kalojë festat nën “krizën e babagjyshave”. Kjo pasi babagjyshat që mbajnë në prehër fëmijët e lezetshëm, dhurojnë buzëqeshje dhe dhurata janë zakonisht të një moshe të madhe dhe të thinjur, dhe kjo do të thotë më të predispozuar të infektohen me COVID-19.
Shumë prej babagjyshave këtë vit kanë anuluar shumicat e eventeve, nga frika se mund të rezultojnë pozitiv me virusin.
“Kam anuluar mbi 200 evente këtë vit”, tha një babagjysh.
Me lot në sy njeri prej tyre tregoi se viti i kaluar ishte një humbje e madhe për Fesat,
“Vitin e kaluar kemi humbur 55 babagjysha...ata shkuan në Polin Verior përgjithmonë.”, tregoi ai.
Pandemia, masat shtrënguese dhe frika e infektimit do të “festojnë” me ne edhe këtë vit.