COVID-19 ndryshon traditat e festave të fundvitit! Qytetarët: Do festojmë që të gëzojmë fëmijët, por në shtëpi vetëm me rrethin e ngushtë familjar

6 Dhjetor 2020, 14:44| Përditesimi: 6 Dhjetor 2020, 15:15

  • Share

TIRANË- Muaji dhjetor simbolizon festat që përherë priten me gëzim e hare nga fëmijët dhe të rriturit. Por pandemia e COVID-19 që prej muajsh ka ndryshuar stilin e jetesës dhe marrëdhëniet me njerëzit, këtë vit do të jetë pengesë për traditat e fundvitit.

Të pyetur nga Report Tv, familjet shqiptare shprehen se i presim me gëzim të madh këto festa, por natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë vetëm me familjen në shtëpitë e tyre.

"Po i pres me shumë gëzim. Mezi po i pres. Unë dua një arush për ditëlindje", tha një vajzë e vogël.

"Do i bëjmë festat, të gëzojnë kalamajtë. Kemi gocën këtu, një e kemi jashtë, me atë që është këtu ajo ka një fëmijët të vogël, mezi pret të gëzojë, të marrë ndonjë lodër", tha një qytetare.

"Faktikisht nuk kemi bërë asnjë planifikim, mendojmë ta festojnë më familje për të qenë më të kujdesshëm në lokale, por gjithsesi mbetet për t'u parë", tha një tjëtër.

"Në shtëpi, për të dalë do të shohim nëse ka shumë njerëz do rrimë në shtëpi", tha një tjetër.

"Vetëm ne të familjes asnjë tjetër, vetëm rrethi i ngushtë. ku të shkosh me këtë situatë nuk ke ku të shkosh", u shpreh qytetarja.

"Vetëm familja e ngushtë", tha qytetari.

Situata e pandemisë ka sjellë shqetësim tek shumë qytetarë, disa prej të cilët thonë se kanë frikë të takojnë dhe fëmijët e tyre pasi i druhen infektimit me koronavirus.

"Jemi shumë të shqetësuar, edhe nga fëmijët se janë mbartës, kemi frikë dhe t'i takojmë, takohemi në lokale me maska", tregon qytetarja.

"Jam shumë i shqetësuar për çdo njeri, se sistemi shëndetësor i joni nuk është shumë i shëndetshëm për vete. Kufizimi i takimeve me miqtë është një nga masat, mbajtja e maskës, kurse të tjerat janë ndjekja e këshillave.

"Natë për natë dëgjojmë të dhënat e ministrisë, të ishin në të pakta më mirë do ishte. Lajmë shpesh duart, i dezinfektojmë me alkool", u shpreh qytetari për Report Tv.

"Ruajmë, mbajmë distancë, dezinfektimi i duarve, pastërtia në shtëpi", tha qytetarja.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur aplikimin e masave kufizuese sa i takon lëvizjes pas orës 22:00. Ky vendim përfshin baret dhe restorantet, që pas këtij orari kufizojnë aktivitetin. Ndonëse vlefshmëria e këtyre masave nuk ka një afat të përcaktuar, situata epidemiologjike në vend është një nga faktorët e vendimarrjes së Komitetit në një kohë ku vetëm pak javë na ndajnë nga festat e fundvitit.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 06/12/2020 15:15

    Do te ishte gjeja me e mire qe do te benin ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?