Miqësorja, Ukraina shkatërron Shqipërinë 4:1, kuqezinjtë e Panuccit nuk japin shpresë

3 Qershor 2018, 16:15| Përditesimi: 3 Qershor 2018, 22:57

  • Share

Humbjes së turpshme me Kosovën, i është bashkangjitur edhe e sotmja me Ukrainën (1-4), duke pësuar 7 gola në total. Po të llogarisim edhe humbjen me Norvegjinë, janë 3 ndeshje radhazi me humbje dhe Panucci tashmë është në qendër të kritikave. Ukrainasit kanë qenë më mirë në minutat e parë dhe krijojnë njëri pas tjetrit disa raste shënimi.

Megjithatë, edhe tanët hyjnë në lojë dhe Lenjani gabon i vetëm para portës. Më pas, pas një goditje këndi, Mavraj mund të kishte shënuar me kokë. Pikërisht në momentet më të mira të kuqezinjve, Konoplyanka na ndëshkon. Pa kaluar as 5 minuta, mbrojtja kuqezi shpërbëhet sërish dhe 0-2 për Ukrainën. Ishte ylli i ukrainasve, Yarmolenko, ai që shënoi golin e dytë.

Kur po mbyllej pjesa e parë, tanët shpërfytyruar tërësisht dhe pësojnë edhe golin e tretë, duke u turpëruar sërish. Përsëri Yarmolenko shënoi për ukrainasit. 

(Golat e ndeshjes)

Panucci në këtë ndeshje bëri një gjysmë hapi pas, duke rikthyer në fushë formacionin me skemën që është parë tradicionalisht nga De Biasi, por as ndryshimi i skemës nuk dha rezultatin e pritur.

Në të dytën, kuqezinjtë luajnë mirë, kanë edhe 2 raste shënimi, me Memollën dhe Lilajn, por pa rezultat. Ukraina shënon rastin e parë në 45 minutat e dyta në 63’, por shumë i rrezikshëm.

Më pas ritmi ka rënë për të dyja skuadrat, por në pak raste që Ukraina del para, është shumë e rrezikshme, siç ishte në minutën e 83-të, ku vetëm mrekullia e Berishës na shpëton nga goli i katërt. Kur ndeshja po i afrohej fundit, Emanuele Ndoj shënon golin e nderit për Shqipërinë. Ky ishte edhe goli i parë për Ndojin si kuqezi.

Por Ukraina nuk kënaqet dhe në minutën e parë shtesë shënon golin e katërt dhe mbyll ndeshjen me fitore 4-1. Konoplyanka e nisi dhe ai e mbylli këtë fitore me “poker” golash.

Shqipëri-Ukrainë 1-4 
Ndoj 89’ / Konoplyanka 31’, 90’, Yarmolenko 36′, 45’

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Mavraj, Gjimshiti, Veseli, Lilaj (Ajeti 64′), Ndoj, Roshi (Balaj 46′), Lenjani (Memolla 46′), Ramadani (Qaka 26′), Manaj (Cikalleshi 56′). Trajner: Ch.Panucci.

Ukraina: Lunin, Butko (Karavayev70′) , Krivtsov, Burda, Sobol, Marlos (Sharapenko 56′), Zinchenko (Sydorchuk 70′), Malinovski (Kovalenko 70′), Yarmolenko, Besedin (Zelsenov 46′), Konoplyanka. Trajner: A. Shevchenko.

Ora 22:54
VIDEO/E 'tradhtoi' ekipi, Etrit Berisha s'i mban dot nervat pas golit të 4

Pas golit të katërt të Ukrainës, të shënuar nga Konoplianka në minutat e fundit të sfidës, “nervat” nuk e kanë mbajtur më as Etrit Berishën. Gardiani i Kombëtares, në shumicën e golave nuk kishte se çfarë të bënte asgjë, po ashtu edhe në golin e fundit.
Me mbrojtjen që e “tradhtoi” në disa momente, ai filloi të bërtiste si i çmendur ndaj të tijve. Lojtarët e Ukrainës bënin ç’të donin në zonë, dhe Berisha nuk mund të bënte asgjë më tepër për të ndaluar topat që shkonin me radhë drejt portës së tij./panorama-sport/

 

Ora 18:28
VIDEO/'Më duhet të iki, më falni', Panucci braktis intervistën pas fishkëllimave të tifozëve

Humbja 4:1 me Ukrainën duket se ka tronditur atmosferën e ekipit kuqezi. Kështu, Trajneri Kristian Panuçi ka braktisur intervistën që po jepte për gazetaren e ‘SuperSport’, Ilda Bejleri në momentin që disa tifozë aty pranë nisën të vërshëllin ndaj tij, në shenjë pakënaqësie ndaj paraqitjes së dobët të ekipit.

“Më duhet të iki, më falni”, ishin fjalët e italianit, i cili hoqi kufjet dhe u largua së bashku me Gerti Carçanin, i cili po bëhej gati të përkthente deklaratat e tij.

Rezultatet e dobta, veçanërisht dy ndeshjet e fundit ndaj Ukrainës dhe Kosovës kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e 45-vjeçarit në krye të Kombëtarës, teksa pritet që federata të marrë një vendim për të ardhmen e tij. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Faik: 04/06/2018 08:24

    Ore Budallenjë Komentuesa !? Po pse PANUÇI e ka fajin që Shqipëria nuk ka Lojtarë !?!! Lojtari më i mirë i KOMBËTARES Shqiptare luan me LACION në ITALI , edhe ai është PORTIER (STRAKOSHA) , kurse gjithë të tjerët Luajnë me EKIPE të Dorës së Tretë apo Dorës së Katërt !? Çfarë tju bëj PANUÇI atyre DERDEMËNËVE more aman !?! Vetëm tja u rrasi nga By.hët !!! Vetëm ajo i ka ngelur PANUÇIT !!! Na çatë Dërrasat duke bërë GAM GAM dhe Blah Blah !?!! Cristian PANUÇI Paguhet vetëm 200 Mijë €URO në VIT !!!! Aq sa merr Pep GUARDIOLA në një JAVË tek MANCHESTER CITY!!!!!!!! Çfarë prisni ju BUDALLENJË KOMENTUESA , që të merni Kupën e BOTËS me AGOLLIN dhe me Bekim BALAJ !!! Hahahahahahah! Mortja që sju ha O LLAFAZANË , që bëni si 'Specialista të Milljes dhe të Peshkut' !!!! FORZA SHQIPËRIA ! FORZA CRISTIAN PANUÇI .

    Përgjigju
  • Talenti: 03/06/2018 20:48

    Oh Panuqi i Italise Shko ne shtepi E ke prishe edhe moralin dhe vetebesimin e lojtareve! Turp te vije qe ike nga intervista

    Përgjigju
  • ToniCH: 03/06/2018 18:34

    Per sa kohe shqipetaret te merren me greket e me italianet s‘kane per te pa e s‘kane per te bo noj here hajer!!!! Rrofte PROTEKTORIATI!!! I vetemi shpetim per Shqiperine!!!

    Përgjigju
  • xXx: 03/06/2018 16:53

    Panucci ka bere karriere si futbollist sepse ishte spiuni i Capello-s dhe Capello e merrte ne cdo ekip qe shkonte trajner.Si trainer Panucci eshte thjesht deshtak...

    Përgjigju
  • Bajgëri e gjallë bajgash: 03/06/2018 16:51

    Hahahahahah këta janë kot fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?