Kombëtarja Shqiptare

Panucci: Napoli goditi me Carlo Ancelottin, të mbajë Elseid Hysajn

23 Maj 2018, 16:11| Përditesimi: 23 Maj 2018, 16:16

  • Share

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci, në një prononcim për kanalin e njohur sportivr “Sky Sport”, ka folur në lidhje me rikthimin në drejtimin e një skuadre të Carlo Ancelottit, që do të zërë vendin e Sarrit te Napoli:

Rikthimi i tij rrit cilësinë në Serie A. Trajnerët tanë më të zotë janë të gjithë jashtë vendit. Napolit do t’i sjellë një imazh të jashtëzakonshëm. Një goditje e madhe për gjithë futbollin italian.

Sarri i ka dhënë një ide loje ekipit, që e kanë vlerësuar të gjithë.  Ancelotti është një administrator shumë i mirë, ka drejtuar kampionë të mëdhenj dhe pikën e tij të forcës e ka te prakticiteti. Do të bëjë një punë të madhe te Napoli, duke i sjellë rezultate. Ngjan pak si kalimi mes Sacchit dhe Capelos te Milan.

Ancelotti më ka bërë përshtypje nga ana e tij humane. Ka një personalitet të jashtëzakonshëm dhe hyn në kokën e lojtarëve. Për këtë u surprizova kur u shkarkua nga Bayern. Jam i bindur se mënyra e tij e punës do t’i sjellë rezultate Naoplit.

Duhet të mbajë Hysajn, sepse e stërvis me Shqipërinë dhe e njoh mirë. Carlo e di mirë se çfarë duhet të bëjë. Nëse Napoli synon të bëjë hapin e madh në drejtim të kualiteti, duhet të mbajë më të mirët dhe duhet të blejë lojtarë që janë gati.

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?