Blaise Matuidi dhe Rugani fitojnë betejën me koronavirusin, pritet edhe testi për Dybala-n

15 Prill 2020, 13:46| Përditesimi: 15 Prill 2020, 15:55

  • Share

Një muaj pasi rezultoi pozitiv me koronavoirus Daniele Rugani jep shenja të mposhtjes së pandemisë që ka gjunjëzuar botën. Mbrojtësi i Juventusit, i cili ishte i pari nga futbollistët me emër të prekur me COVID-19, ka rezultuar negativ për herë të parë në tetsin e bërë së fundmi.

Lajmin e konfirmon vetë klubi i Juventusit i cili thotë se qënndermbrojtësi ka dalë negativ në dy tetstet e kryera për koronavirusin. Ndërkohë betejën me COVID-19 e ka fituar edhe futbollisti tjetër i Juventusit, Blaise Matuidi. Francezi u konfirmua si i kontaminuar pak ditë më vonë se Rugani, por duket se organizmi i tij ka mundur ta fitojë më shpejt betejën sa sa qendërmbrojtësi.

Tashmë lojtratë, të cilët nuk kanë shkuar në spital për asnjë moment, mund të dalin nga regjimi i karantinës në kushte shtëpie. Pritet që shumë shpejt kampionët e Italisë të nisin edhe stërvitjen, pasi lojtarët janë njoftuar të gjithë se duhet të kthehen në Torino.

Sakaq duke iu fereruar mediave italiane të reja ka edhe për Paolo Dybala-n, futbollistin tjetër të Juventusit. Edhe numrit 10 i është bërë tamponi ndaj pritet që së shpejti të dalë edhe përgjigjja. Së bashku me futbollistin, e infektuar ishte edhe e dashura e argjentinasit, për të cilën nuk bëhen me dije informacione.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?