Papa Françesku

Papa Françesku bëri thirrje Ukrainës të ngrejë 'flamurin e bardhë', Kievi: Nuk negociohet me Hitlerin

10 Mars, 18:44| Përditesimi: 10 Mars, 18:51

  • Share

Papa Françesku ka bërë një deklaratë për një media zvicerane ku bën thirrje për paqe në luftën e Ukrainës. Papa ka befasuar teksa është shprehur se për Ukrainën ka ardhur koha të ngrejë ‘flamurin e bardhë’ dhe kjo nuk duhet parë si akt dorëzimi.

Intervista e Papës është regjistruar më datë 20 shkurt, por do të transmetohet me 20 mars. Kjo deklaratë ngjalli mjaft reagime, sidomos nga Ukraina dhe mbështetësit e Ukrainës në Itali dhe kudo.

Zëdhënësi për shtyp i Vatikanit ka sqaruar se: Papa e përdor termin e flamurit të bardhë për të treguar me të ndërprerjen e armiqësive, armëpushimin e arritur me negociata. Papa iu përgjigj një pyetje të gazetarit, duke thënë se fjala negociatë është një fjalë e guximshme.

‘Kur shikon se je i mposhtur, se gjërat nuk po shkojnë mirë, duhet të kesh guxim të negociosh. Negocioni në kohë, kërkoni ndonjë vend që të veprojë si ndërmjetës. Mos ki turp të negociosh përpara se gjërat të përkeqësohen’, ka thënë Papa ndër të tjera.

Komuniteti i Kievit në Itali reagoi ndaj kësaj deklarata duke i quajtur thirrjet e Papës për dorëzim si tronditëse dhe fyese.

‘Kërkesës së xhelatit të Kremlinit për t’u dorëzuar i përgjigjemi me rezistencë. Nuk do ta kishim imagjinuar kurrë të merrnim të njëjtën kërkesë nga Papa ynë, kreu i Kishës Katolike dhe predikues i Ungjillit’, ka qenë reagimi i tyre.

Ndërsa ambasada e Ukrainës në Selinë e Shenjtë ka shkruar në rrjetet sociale duke sjellë në kujtesë Luftën e Dytë Botërore. 

'A ka folur dikush atëherë seriozisht për negociata paqeje me Hitlerin dhe flamurin e bardhë për ta kënaqur atë?'

Gjithashtu ka patur reagime edhe nga Moska. Ka qenë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova e cila u shpreh se thirrja e Papës nuk është ndaj Ukrainës, por ndaj perëndimit. Sipas saj, Rusia nuk ka bllokuar kurrë asnjë negociatë për paqe, por ka qenë presioni i SHBA-së që e ka shtyrë dhe presidentin Zelensky të mos negociojë.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba është përgjigjur duke thënë se Ukraina nuk do të ngrejë kurrë flamurin e bardhë, pasi flamuri i saj është i verdhë dhe blu. Nga ana tjetër, ai thotë se Vatikani barazon të mirë me të keqen duke e quajtur negociatë.  

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 10/03/2024 19:49

    Nese ukrainasit duan te vazhdojne luften prb i tyre por mos te shkojne neper bote te lypin leke , arme dhe se fundmi dhe ushtare sepse jua mbaroj Rusia dhe Papa ju the nje gje qe eshte e drejte moa vrisni njerez te tjere kot se ajo lufte ka mare fund

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?