Papa Francesco, njihet për karizmën e tij dhe për faktin se ai personalisht vjen nga shtresa e njerëzve të thjeshtë dhe ai është habitati i tij natyral përtej edhe misionit kishtar!
Sigurisht Papa Francesco, në rolin e madh që ka si drejtues kryesor i Kishës Katolike (Universale), duhet të takohet me këdo e mandje edhe ata që nuk bëjnë pjesë tek vlerat katolike! Kisha Katolike me zemrën e saj Vatikanin ka një peshë e një rol të rëndësishëm në Botë për të mbrojtur vlerat njerëzore si paqja apo edhe familjen si embrionin e shoqërisë njerëzore! Dihet tashmë që në Tiranë jemi në fushatë zgjedhore për kreun e Tiranës!
Sigurisht dikush ka zgjedhur të bëj fushatë me njerëzit e dikush tjetër ka zgjedhur të bëj fushatë me zogjtë duke qëndruar në lartësinë e kullave me shpresën se duke qëndruar lart mund të ketë më shumë shpresë në komunikim me Zotin për të fituar zgjedhjet! Në fakt Zoti e Kisha qëndrojnë në Tokë në vendin e qytetarëve të varfër, tek shtëpitë e barakat e të varfërve, tek shtëpitë e prishura nga zollumi i pushtetit! Aty ndodhet Zoti bashkë me mbretërinë e tij! Disa kishin zgjeshur të shkonin të takonin Papën sot në Romës, ky i fundit mund të jetë lutur ose mund të lutet prapë që ata të kthehen në shërbim të varfërve, por një gjë e sigurt është se ai nuk mund t'i ndihmojë të fitojnë zgjedhjet!