Projekti i Teatrit të ri Kombëtar

Periferi

Papritur disa shqiptarë po “vdesin” për Teatrin

20 Qershor 2018, 15:06| Përditesimi: 21 Qershor 2018, 10:45

  • Share

Ajo ishte shtrirë mbi tapetin e bukur të barit. Natyra përreth ishte një magji e të vegjël e të mëdhenj po argëtoheshin duke qeshur e luajtur. Ajo fliste tërë mllef për Valbonën: “Po e shkatërrojnë! Po ndërtojnë 20 hidrocentrale! Njerëz makutë! Mizerje!”. Dikush i informuar, i tha se nga 14 leje të dhëna nga qeveritë vetëm dy do të zbatohen për të furnizuar me energji edhe zonën e për të sjellë zhvillim edhe në atë pjesë të Shqipërisë për shumë vite të braktisur.

“As që bëhet fjalë! Po vjedhin, vjedhin, vjedhin, vjedhin!!!”. Pastaj temat ishin të ndryshme: Teatri, turizmi, Tirana, Jugu, Mali, Kultura. Secili thonte të vetën; dikush fliste për mirë e dikush për keq, siç janë ndarë pak a shumë njerëzit në mendime, se në veprime duhen parë gjërat ndryshe.

Dita ishte vërtetë e bukur dhe pikniku jepte lirinë e dëshiruar mes natyrës magjike. Pasi dielli po largohej, të gjithë nisën të mblidhnin jo vetëm trastat e veta, por edhe ndonjë shishe plastike, letër, gotë që fëmijë ose të rritur kishin hedhur poshtë e lart.

Zonja e pakënaqur, mbylli çantën e saj, por pa se në të kishte bosh dy shishe plastike. I kapi e i hodhi nën ulli. As nuk e vrau fare mendjen se dikush mund ta shihte. Aspak, e bëri si të ishte më i natyrshmi veprim. Pastaj thirri fëmijët që ta ndiqnin.

Ato dy shishe shpejt kaluan në çantën time e më pas në koshin në shtëpi. Zonja e Valbonës kurrë s’kish qenë në Valbonë, kurrë në teatër, e aq më pak të mendonte të mos hidhte shishe plastike nën ulli. Njihni dhe ju shumë të tillë? Ndoshta po, ose ndoshta asnjë, edhe pse shumë harrojnë se veprimi i mirë individual është patriotizmi më i mirë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?