Foto nga ndeshja Manchester-Liverpool

“Paqe” në derbin e Anglisë mes United dhe Liverpool, fiton Arsenal

24 Shkurt 2019, 17:35| Përditesimi: 24 Shkurt 2019, 17:37

  • Share

Derbi i Anglisë i vlefshëm për javën e 27 të Premier League mes Manchester United dhe Liverpool është mbyllur me shifrat 0-0. Një ndeshja nga e cila pritej shumë, por në fund të 90 minutave do të mbahet mend vetëm për zëvendësimet e detyruara që kryen skuadrat në pjesën e parë.

Më e dëmtuar nga ky aspekt ishte Manchester United, që brenda fraksionit të parë të lojës I kreu të tre zëvendësimet si pasojë e dëmtimeve. Në fushë u futën Perreira, Lingard dhe Sanchez, ndërsa si të dëmtuar dolën Herreira, Mata dhe Lingard.

Në fund dy skuadrat ndanë nga një pikë, me Liverpool-in që mbi të gjitha rikthehet si kryese e kampionatit.

Ndërkohë ndeshja tjetër e ditës së sotme në “Premier league” mes Arsenal dhe Sauthampton ka përfunduar me shifrat 2-0. Në “Fly Emirates” autorët e golave për “topçinjtë” ishin Laccazzette dhe Mkihtaryan. Me këtë fitore Arsenal ngjitet në vendin e katërt duke parakaluar pikërisht Manchester United.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?