Galatasaray dhe Fenerbahce nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 në derbin e Stambollit, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të të Superligës.
Tej paqes në fushë, në tribuna situata nuk ishte aq e qetë, me tifozët e Fenerbahces që përfituan nga pozicioni më sipër në stadium dhe ndezën disa flakadanë që ia dolën t'i hidhnin drejt rivalëve.
Pavarësisht se për këtë përballje kishte forca të shtuara policie dhe sigurie, me mediet turke që flasin për afro 30 mijë në total; tifozët e gjetën mënyrën për t'u përplasur mes tyre. Për fat asnjë i lënduar në një derbi që në Turqi vlen më shumë se rezultati.
Galatasaray qëndron në krye me 64 pikë, ndërsa Fenerbahce është e dyta me 58 pikë.
24.02.2025 Galatasaray-Fenerbahçe ? pic.twitter.com/2gNmruIY70
— Turkish Ultras (@UltrasTurkish) February 24, 2025
Fenerbahçe at Galatasaray tonight ??? pic.twitter.com/y62Zxxp5up
— ?????? ????? ???????? (@thecasualultra) February 24, 2025
Komente
