Në "Niko Dovana" të Durrësit, Teuta dhe Laçi barazuan 1-1 për javën e 12-të në Superligë. Të parët në avantazh kaluan vendasit e Martinit. Ishte Daci që shënoi një gol "të lehtë" në minutën e 45+3, me pjesën e parë që u mbyll në epërsinë e vendasve. Fraksioni i dytë ishte me raste. Kur u duk se Teuta do merrte pikët e plota, Myrta në 90+3 shënoi golin e barazimit për Laçin e Josës edhe pas gafës së Demës në katërkëndëshin e durrsakëve. Laçi me 15 pikë shkon në vendin e katërt, teksa Teuta me 12 pikë është në vendin e nëntë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët, në Korçë sulmojnë autobusin e miqve me gurë! Teuta dhe Laçi 1-1, Kukësi e Dinamo 'thatë' në Superligë
S.Dh/ReportTv.al