Mircea Lucesku

Para ndeshjes me Shqipërinë në kualifikueset e Europianit, Turqia shkarkon trajnerin

11 Shkurt 2019, 17:49| Përditesimi: 11 Shkurt 2019, 17:55

  • Share

Federata Turke e Futbollit ka shkarkuar sot nga detyra trajnerin e Kombëtares Mircea Lucesku-n. Vendimi vjen në një kohë kur duhen pak më shumë se një muaj para se të luhet ndeshja e parë e kualifikueseve të Europianit ku Turqia do të ndeshet me Shqipërinë më 22 mars në “Loro Boriçi”.

Motivi për shkarkimin e rumunit është paraqitja e dobët e skuadrës ku në 17 ndeshje Turqia ka fituar 4, 6 janë barazime dhe 7 janë humbje. Një prej tyre më 13 nëntor të 2017 kundër Shqipërisë.

Vendin e Lucesku-t te Turqia pritet ta marrë Shenol Gynesh, trajneri i cili aktualisht drejton Beshiktashin. Problemi i vetëm për firmosjen e këtij bashkëpunimi është klubi turk që nuk kërkon të heqë dorë nga trajneri që I riktheu lavdinë.  

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?