Sport

Parakalon pistën Conte, Raul dhe Pochetino! Ancelotti shumë pranë rikthimit te Real Madrid (VIDEO)

1 Qershor 2021, 14:55| Përditesimi: 1 Qershor 2021, 16:30

  • Share

Carlo Ancelotti i ka tejkaluar të gjithë konkurentët dhe është bërë opsioni numër një për stolin e Real Madrid. Trajneri italian fillimisht nuk ishte në lupën e Fiorentino Perez, por sipas mediave spanjolle që gjejnë konfirmim edhe në Itali, ai tashmë është shumë më i avantazhuar se Raul, Conte apo Pochetino.

Për Raul Reali nuk është i bindur për eksperiencën që ai ka, ndërsa Conte ka kërkesa të larta ekonomike dhe taktike. Përsa i përket Pochetino-n klubi ‘galaktik’ nuk është gati për t’u futur në një betejë me Paris SG. Për të gjitha këto arsye Anchelotti mbetet më i arsyeshmi pavarësisht se ka kontratë deri në 2024 me Everton. Vlen për t’u theksuar se Anchelotti e ktheu Real Madrid të triumfi në Champions League në vitin 2014 pas një periudhe të gjatë thatësire.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?