Kronikë

Paralizim i qarkullimit në Tiranë/ Trafiku te 'Shqiponja' dhe kryqëzimi kaotik, lëvizja në rrugët e kryeqytetit 'mision i pamundur' i përditshëm

2 Prill 2021, 15:53| Përditesimi: 2 Prill 2021, 17:04

  • Share

Kryqëzimi i ish-Stacionit të Trenit me Bulevardin “Zogu i Parë” dhe Bulevardin e Ri është një nga pikat më problematike të trafikut në kryeqytet. Dyndja e makinave dhe njëkohësisht moskoordinimi i semaforëve sjell një parregullsi të madhe në shumë orare të ditës.

Automjetet në këtë pikë vijnë nga katër drejtime të ndryshme. Në pjesën më të madhe të kohës, drejtuesit e makinave presin me minuta të tëra për të kaluar.

Ngërçi në këtë pikë të Tiranës në disa raste zgjidhet me efektivë të Policisë Rrugore që shpërndajnë trafikun, por rreth orës 11:00 që Report Tv ishte këtë tëpremteasnjë polic nuk dukej afër.

Problem mbetet edhe mosrespektimi i semaforëve. Automjetet që vijnë nga Bulevardi i Ri vazhdojnë të lëvizin në tre drejtime, ndërkohë që u lejohet vetëm në dy: Drejt bulevardit “Zogu i Parë”, si dhe në drejtim të Zogut. Por shumë shoferë marrin edhe drejtimin për në Unazë. Kështu, krijohet mundësia që makinat që vijnë nga Bulevardi Zogu i Parë dhe që duan të vijojnë drejt Zogut të Zi të përplasen me automjetet që dalin në shkelje të semaforit në drejtim të rrethrrotullimit të Zogut të Zi. Me këtë kaos shoferët janë të detyruar të presin për minuta të tëra, përfshi edhe faktin që hapja e semaforit jeshil në disa pika është vetëm për pak sekonda, që nuk ofrojnë lehtësimin e trafikut në këtë zonë.

Prej disa ditësh Report Tv ndjek situatën e trafikut në një tjetër pikë problematike.

Nga Kthesa e Kamzës në drejtim të zonës së Astirit, qytetarët janë të detyruar të presin me radhë të gjata për të hyrë në drejtim të Tiranës. Trafiku i rënduar i ditëve të fundit nuk është normalizuar edhe sot.

Situata është e ndikuar nga punimet për Unazës e Madhe, që vijon në lotin e parë. Por lehtësi do të krijonte hapja e qarkullimit për nga Lapraka dhe rruga “Dritan Hoxha”. Drejtuesit e makinave vijojnë të kalojnë orë ferri në pritje për të kaluar.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari shkodran: 02/04/2021 21:22

    Mision i pamundur eshte bere edhe dalja jugore e qytetit Shkoder. Kompleksi Uraj ne dalje te Shkodres, me bekimin e Bashkise Shkoder ka zaptuar gjysmen e rruges dhe gjysmen e karrexhates se rruges per te kthyer parkingun nga drejt ne skiç, per te zene me shume kliente qe pine kafe!! Nuk e kuptoj se si mund te lejohet qe nje privat te ndeshkoje nje komunitet te tere dhe te bllokoje rrugen nacionale?!!

    Përgjigju
  • ymeri: 02/04/2021 21:10

    DUHEJ TE KISHIT PRISHUR ME SHUME SHTEPI E Pallate tek shqiponja dhe do kishit me shume vend te benit rruget provizore anash punimeve....

    Përgjigju
  • Lili: 02/04/2021 19:43

    2 ore e 20 min per te arritur ne Durres nga rruga e Ndroqit!!! Tmerr i vertete! Ndotje ajri e paimagjinueshme dhe humbje kohe, durimi e karburanti, qe nuk i llogarit asnjeri!

    Përgjigju
  • Qytetari: 02/04/2021 16:47

    Po shyqyr qe u kujtuat ju Shqiptarja! Aman se na e plasen shpirtin! Nuk merret vesh kur bllokojne e kur lirojne rrugen! TMERR I PAPARE!RUMPALLE TOTALE!

    Përgjigju
  • liku: 02/04/2021 16:36

    Policia rrugore di vetem gjoba te vendose kjo pune qe i takon policis rrugore nuk di te rregulloj trafikun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?