Foto nga demonstratat në Francë

Bota

‘Paralizohet’ Franca, greva dhe marshime kundër shkurtimeve të buxhetit: Ndaloni masat shtrënguese! 94 të arrestuar në të gjithë vendin

18 Shtator, 14:55| Përditesimi: 18 Shtator, 15:05

  • Share

Mësuesit, farmacistët, stafi i spitaleve dhe makinistët e trenave hynë në grevë ndërsa adoleshentët bllokuan shkollat e tyre të mesme në Francë të enjten, pjesë e një dite protestash kundër shkurtimeve të buxhetit. Të paktën 94 persona janë arrestuar, ndërsa 476 demonstrata të ndara po zhvillohen.

Sindikatat kanë bërë thirrje që planet fiskale të qeverisë së mëparshme të aulohen, kërkojnë më shumë shpenzime për shërbimet publike, taksa më të larta për të pasurit dhe anulimin e ndryshimit që i bën njerëzit të punojnë më gjatë për të marrë pension, raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Përleshje pati në qytetin perëndimor të Nantes, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe në Lyon, sipas mediave franceze, u plagosën tre persona. Në Paris, rreth 100 protestues arritën të shkonin në ministrinë e ekonomisë, duke hedhur disa bomba tymi. Anëtarë të sindikatave të ndryshme si CGT, Solidaires dhe Force Ouvriere ecën së bashku me një pankartë të madhe "Ndaloni masat shtrënguese" në Paris.

Në Paris, shumë linja metroje u pezulluan për pjesën më të madhe të ditës, përveç orës së pikut të mëngjesit dhe pasdites. Nxënësit u mblodhën për të bllokuar hyrjet e disa shkollave. Macron dhe kryeministri i sapoemëruar Sebastien Lecornu janë nën presion nga parlamenti për shkurtimet e mundshme të buxhetit dhe nga investitorët e shqetësuar për deficitin në ekonominë e dytë më të madhe të eurozonës.

Një në tre mësues të shkollave fillore ishin në grevë në të gjithë vendin dhe pothuajse një në dy prej tyre lanë punën në Paris, tha sindikata FSU-SNUipp. Trenat rajonalë u prekën rëndë nga greva, ndërsa shumica e linjave të trenave me shpejtësi të lartë TGV në vend funksionuan, thanë zyrtarët.

Sindikata e fermerëve, Konfederata Paysanne, ka bërë gjithashtu thirrje për mobilizim. Farmacistët janë të zemëruar për ndryshimet që ndikojnë në biznesin e tyre dhe sindikata e farmacistëve USPO tha se një anketë që bëri midis farmacive tregoi se 98% e tyre mund të mbyllen për një ditë.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?