Paraqitje fantastike për Shqipërinë në Austri, Lara Colturi merr pikë për herë të 3 në Botëror

28 Dhjetor 2022, 14:36| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 16:34

  • Share

Për herë të tretë skiatorja shqiptare Lara Colturi ka arritur të marrë pikë në Botëror. 16-vjeçarja në Giant Slalom të Austrisë u rendit e 20 pavarësisht se zhvilloi një garë në kushte aspak të përshtatshme.

Edhe pse ishte me temperaturë Lara në hedhjen e parë arriti të kualifikohej si e 30. Kjo në një kohë kur u nis e 58 dhe pista ishte në kushte të këqija, duke i shkaktuar edhe disa lëndime në muskuj. Gjithsesi kjo nuk e pengoi Culturin të realizonte një hedhje të dytë spektakolare, që i dha mundësinë të renditej e 9. Në përfundim italiania e natyralizuar në shqiptare arriti të pozicionohej e 20.

Sa i takon garës së Botërorit në Austri ajo u fitua nga Mikaela Shiffrin, e cila udhëheq edhe renditjen e përgjithshme të Botërorit, ndërsa në podium u ngjitën edhe zvicerania Lara Gut-Behrami dhe italiania Marta Bisinno.

Në renditjen e përgjithshme Lara Colturi renditet e 63 me 31 pikë, duke fituar 9 pozicione nga hera e fundit. Për t’u mos u harruar që Colturi merr pjesë për herë të parë në Botëror dhe është e para skiatore 16-vjeçare në 50 vitet e fundit. Të enjten në orën 10:00 po në Austri Lara do të garojë në disiplinën e Slalomit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?