Moment nga gara

Paris 2024/ Fitohet medalja e parë e artë në Lojërat Olimpike

27 Korrik, 11:51| Përditesimi: 27 Korrik, 11:57

  • Share

Dyshja Sheng-Huang fitoi garën e përzier në qitje me pushkë ajrore, duke mundur Keum-Park (Koreja e Jugut) në finale.

Medalja e parë e artë e Lojërave Olimpike 'Paris 2024' shkon në Kinë. Dyshja Huang Yuting dhe Sheng Lihao fituan garën e qitjes me pushkës ajrore në 10 metra, duke mundur në finale çiftin e Koresë së Jugut Jihyeon Keum dhe Hajun Park me rezultatin 16-12.

Kazakistani fitoi medaljen e bronztë me çiftin Le-Satpayev. Për ta kjo ishte medalja e parë e ‘Paris 2024’ . Kjo është medalja e parë olimpike e Kazakistanit në qitje që nga viti 1996.

Lojërat Olimpike u hapën të premte me një ceremoni madhështore në Paris, teksa do ulin siparin më 11 gusht.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?