Kronikë

Parku i Apolonisë, së shpejti me certifikatë vaksine! Turisti belg: Jam i zhgënjyer, pisllëk e kaos

21 Shtator 2021, 15:43| Përditesimi: 21 Shtator 2021, 15:48

  • Share

Nga parku i Apolonisë, një turist belg shprehet se gjeti kaos, ndërsa drejtoresha e parkut duket e kënaqur me fluksin e vizitorëve.

Numri i turistëve që kanë vizituar parkun e Apolonisë këtë vit i është afruar nivelit të para pandemisë, por turistët e huaj, duket se nuk gjejnë në Shqipëri atë që kishin imagjinuar. I tillë është rasti i një turisti belg, i cili thotë se ka mbetur i zhgënjyer nga ajo që ka parë në vendin tonë. 

'Quhem Filip dhe vij nga Belgjika. Jam doktor dhe isha i interesuar të vizitoja Shqipërinë dhe destinacionet e saj të turizmit. Kam menduar se është një vend i veçantë, me fshatra karakteristike, me agrikulturë tradicionale. Kam mbetur i zhgënjyer nga mjedisi i ndotur dhe nga arkitektura kaotike. Njërëzit janë të këndshëm, por jam zhgënjyer. Duhet shumë punë për të arritur në një nivel turizmi si në Mal të zi, Greqi, Kroaci, Itali, të cilat i kam vizituar.'- tha ai.

Të paktët vizitorë të këtij parku në këto ditë vjeshte janë nxënësit e shkollave.

'Ne kemi ardhur nga shkolla 'Flatrat e Dijes' duke organizuar një veprimtari këtu, që edhe nxënësit të eksplorojnë dhe të bëjnë një aktivitet jo vetëm brenda mureve të shkollës, por dhe jashtë ku mund të shikojnë edhe muzeun e të njihen me historinë e vendit tonë.'- tha mësuesja.

Drejtoresha e parkut  Kombëtar të Apolonisë Ornela Dyrmishi thotë se në këtë periudhë fluksi i turistëve ka rënë, por në periudhën e pikut, turizmi i është afruar shifrave të vitit 2019. Së shpejti sipas saj, do të aplikohet edhe certifikata e vaksinimit, si kriter për të hyrë në Park.

'Nga maji deri më sot fluksi ka qenë i konsiderueshëm ditor dhe mujor. Pjesa e parë e vitit kanë qenë turistë vendas, por kanë ardhur edhe ato që vinë nga vendet e rajonit. Për momentin jemi në fazën që do të vendoset dhe certifikata e vaksinimit, hyrja ka qenë e lirë në një ambient të hapur, por brenda në muze është dashur maska si dhe janë kufizuar vizitorët.'- tha Dyrmishi.

Nga janari i këtij viti, parkun e Apolonisë në Fier, e kanë vizituar rreth 23 mijë turistë, vetëm 10 për qind më pak se në vitin 2019.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/09/2021 22:57

    Jam dakord me turistin belg.Arkitektura komplet kaotike.Nderto vend e pa vend,ngjitur e ngjitur,brenda qyteteve dhe afer;disa ndertesa te uleta,me pak kate,perbri qiell-gervishtes ,qe mbijne si cungje,pa respektuar as lartesine e ndertesave perreth,as te ashtuquajturen vije te horizontit qe perdor arkitektura.Ideja e planimetrise te qyteteve vetem tani ka filluar te rizbulohet,por shume vone,sepse gjithecka eshte cfyturuar.Trafik i cmendur,pisllek e pluhur gjithandej.Kur u ktheva para shume vitesh ne Tirane,me beri pershtypje pluhuri i rruges qe ngrihej e qendronte pezull lart ne ajer ne lartesine e eukalipteve te stadiumit /Dinamo/.Mbremjeve behej i dukshem nga reflektimi i dritave.Plera te hedhura kudo,nuk ke nevoje te ndjekesh lumenjte per t'i pare.Ndoshta turisti nuk e di por keto menxyra behen nga njerez, qe ne kohen e Xhaxhit, kontrolloheshin nga mesuesit cdo te hene ne mengjes kur shkonin ne shkolle,nese kishin shami me vete,nese i kishin prere thonjte e duarve,dhe nese kishin morra ne koke.Jane keta,prinderit e ketyre dhe femijet e ketyre qe vazhdojne t'a ndotin vendin e t'i prishin imazhin.

    Përgjigju
    • Kflsl: 22/09/2021 05:00

      I shtohen edhe te peshtyrat e njerezve neper rruge dhe pluhuri i fshesareve te lali kusarit qe ende ne 2021 fshijne rruget me fshesa me degë shqope

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?