VIP & Spektakël

Parodistët e Vlorës i kërkojnë falje publike bashkëshorteve, kjo është arsyeja

8 Tetor 2021, 13:54| Përditesimi: 8 Tetor 2021, 14:02

  • Share

Parodistët e Vlorës, si rrallëherë  kanë treguar më tepër edhe edhe për jetën e tyre familjare. Si e kalojnë kohën me familjen dhe ndryshimet e jetës artistike dhe asaj familjare.

Familja është çik më ndryshe se skena. Unë dhe Afrimi kemi pak a shumë të njëjtat problematika, kemi të dy nga dy vajza, të dy fëmijët kanë studiuar në Itali. Tani si jemi ne në familje? Imagjino si mund të jesh vetëm me gruan, nuk zihemi por nuk ka shtëpi pa debate. Kjo koha e pandemisë sikur po e ndjej edhe njëherë për herë të parë njohjen time me gruan, rrijmë shumë afër me të.

 Ndër të tjera, në këtë intervistë për  'Rreze Dielli'  ata i kërkojnë falje publikisht bashkëshorteve të tyre që nuk kanë mundur t’i përkushtohen më shumë jetës familjare për shkak të punëve të shumta artistike.

‘ Të më falësh që nuk ti kam plotësuar ndoshta 100% të gjitha kërkesat e një burri shtëpie por falë zotit e kam gjetur mirëkuptimin dhe për këtë e falenderoj shumë nga zemra’ u shpreh Agroni. 

“Unë them që këtej e tutje do të jem më pranë dhe mbështetje për cdo lloj pune që ajo bën në familje sepse unë deri tani di të bëj vetëm pazarin ndërsa të tjerat I bën ajo” tha Afrimi.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?