Politikë

Partia Demokratike merr vendimin: Do të kërkojmë në Kuvend mocion për shkarkimin e kryetarit të Parlamentit, Niko Peleshi

18 Shtator, 13:42| Përditesimi: 18 Shtator, 13:59

  • Share

 

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka paralajmëruar se opozita do të nisë procedurat për t kërkuar nga parlamenti shkarkimin nga detyra të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Ky vendim i opozitë vjen pasi sipas tyre, Peleshi në vetëm 2 seancat e para që ka drejtuar, ka shkelur rëndë Kushtetutën.

“PD ka vendosur nisjen e procedurave parlamentare, mocion për shkarkimin e kryetarit të kuvendit, Niko Peleshi. Nuk është kryetar por një kukull që urdhërohet nga Rama sesi duhet të sillet me Kushtetutën dhe i marrë peng për shkak të aferave të tij me Klodian Zoton nga Rama.

Ne kemi të drejtën dhe numrin e nevojshëm për të nisur procedurën parlamentare për shkarkimin e Kryetarin e Kuvendit. Është akti më i rëndë, nuk ka ndodhur kurrë që të drejtosh vetëm 2 seanca dhe në të dyja të shkelësh Kushtetutën.

Do të ketë vendime hap pas hap të grupit parlamentar”, tha Bardhi.


Lajmi kryesor:

Penguan Ramën të prezantojë programin, PD: Të përsëritet seanca, Begaj të mos e thërrasë kabinetin për betim! Berisha: Skenar i përgatitur


K.B/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?