Ilir Meta

Partia e Lirisë e Metës si 'Rithemelimi' i Berishës! Dyshja me 4 dosje në SPAK po tenton të ‘rilindë’, po riciklon partitë e korrupsionit dhe figurat si Vasili, Xhika e Milo 

28 Korrik 2022, 15:46| Përditesimi: 28 Korrik 2022, 17:13

  • Share

Pas disfatës së fundit elektorale në zgjedhjet 25 prillit 2021, izolimit historik ndërkombëtar dhe hapjes së disa llogarive me drejtësisë, Sali Berisha dhe Ilir Meta po ‘rilindin’ partitë e tyre, në përpjekje të për të shtrënguar radhët, për të mbajtur stafetën opozitare dhe ushtruar trysni politike ndaj SPAK. Në vjeshtën e vitit 2021, pasi Lulzim Basha e dëboi nga partia me kërkesën ultimative të SHBA-ve, Sali Berisha ndërmori lëvizjen e ashtuquajtur ‘Rithemelimi’, duke ricikluar të njëjtat figura dhe bashkëpunëtorë kur ishte në pushtet, protagonistë të aferave të larmishme korruptive. 

Edhe pse Rithemelimi ishte një riciklim i grupit politike që shqiptarët rrëzuan me votë në 2013, Berisha arriti të rrëzonte Lulzim Bashën dhe të merrte nën kontroll partinë, ndonëse si përgjigje ndërkombëtare mori shpalljen non grata edhe nga Britania e Madhe. 

Strategjia e Sali Berishës u ndoq edhe nga aleati i tij, Ilir Meta. Një ditë pas largimit nga Presidenca, Ilir Meta u rikthye në krye të LSI-së ku kishte vendosur Monika Kryemadhin për 5 vite. Meta ndryshoi emrin partisë, nga LSI në Partia e Lirisë, me shpresë për të fshirë imazhin e korrupsionit që përfaqëson LSI-ja në sytë e publikut. 

Në krye të Partisë Lirisë u vetëemërua, Ilir Meta, prej 30 vitesh pjesë e kupolës së politike dhe pushteti, me raport të dyshimtë me ish Sigurimin e Shtetit, ku krahas funksioneve politike, ka qenë ministër, zëvendëskryeministër, kryeministër dhe President. Pas 3 dekadave në politikë, Meta pretendon se do të rikthejë demokracinë me Partinë e Lirisë. 

Pjesë e Komitetit Organizativ të partisë së re të Metës janë janë Agim Nesho 66 vjeç, Petrit Vasili që u bë deputet me 320 vota, ish ministri Edmond Haxhinasto, Dashamir Xhika i arrestuar për tenderat e rrugëve, ish anëtari i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, Petraq Milo etj. Milo ka qenë këshilltar i ish kryeministrit Sali Berisha dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.

Kujtojmë se Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë 4 dosje të hapura në SPAK dhe në shtator të këtij viti nuk përjashtohet mundësia që të merren të pandehur.

SPAK ka hapur dosjen e aferës së privatizimit të ish Klubit Partizani, ndërsa ka regjistruar disa procedime penale për Ilir Metën për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie etj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erisa xhixha (Like harem symbol): 28/07/2022 20:10

    Ahh mor Like qe ike per lesh o derdimen... maniak parash dhe maniak senksual... ti nuk ke per te gjetur rehat as ne boten tjeter me krimet qe ke bere.. por para se te ikesh ne ate bote do perfundosh si i cmendur rrugesh qe ti vij keq edhe rruges per ty... mos harro te mendosh per emrin e ri qe ke qejf te mbash ne burg qe plotesisht e meriton...

    Përgjigju
    • Esvin Spiropali: 29/07/2022 03:26

      Jo ne burg po ne mes te pazarit ta varin! Nuk ka me te korruptuar se Meta! Iku mga Nano dhe kaloi pushtetin Sali komunistit. Opo iku nga Saliu dhe ia dha Ed spiun neokomunistit. Iku nga Rama dhe me gjasa eshte nis vete per ne PS...jo partine!

  • Hahahaha: 28/07/2022 20:07

    Ky nuk ka vrimë politike ku të fshihet... Dhe PS që është momentalisht në pushtet është e pamundur sikur të puthe dhe toka qiellin.

    Përgjigju
  • Bedri: 28/07/2022 20:06

    Po ik o like se ti e ke koken per burg jo per te bere politik aq shum sa i ke vjedh vendit ti dhe keq ke bere asnje njeri tjeter ska bere

    Përgjigju
  • Regi: 28/07/2022 20:04

    Kto parti do rilindin andej ne burg po se tjet per ktu jasht vetem do vjedhin

    Përgjigju
  • Teo: 28/07/2022 20:03

    Kta jan 2 kriminelat me te medhenj ne shqiperi dhe duhen denuar sa me pare

    Përgjigju
  • ina: 28/07/2022 18:20

    metes i ka ardhur fundi me gjithe te keqiat qe ka ber. burgu e pret

    Përgjigju
  • silva: 28/07/2022 18:18

    Lir floriri dhe Sal nongrata duhet ti shikojm prapa hekurave me se sben

    Përgjigju
  • Velion: 28/07/2022 17:46

    Po kt eshte vertet budallallek meta te zhduket njehere e mire nga politika se nuk ka perparim me te

    Përgjigju
  • Andi: 28/07/2022 17:45

    Po ku rilind me partia e metes ai te bej gati avokatin per ne burg se per andej e ka rrugen

    Përgjigju
  • ermir: 28/07/2022 16:08

    po mir o shqiptare si e doni ju vendin pa opozite! qe te haje vec padroni juaj?

    Përgjigju
    • Anonim: 28/07/2022 17:17

      Me opozit por jo me kete opozit qe su rri bucja pa fol sikur esht bordello jo opozit , po a mund te flasi nje opozit injorantesh pa kultur dhe edukat , ateher per cfar opozite flasim per sali karaxhicin apo like shtogu ,por si keta jan dhe te tjeret prandaj esht populli ti largoj jo te shkoj pas ketyre por te bojkotoj zgjedjjet tju tregoj hajduteve 31 vjecar qe nuk ham bar dhe nuk shkojm pas thesit te miellit.

  • Rama ik: 28/07/2022 16:08

    Ska yuri qe te shpeton o xhepist i gjate

    Përgjigju
    • Anonim: 28/07/2022 17:17

      Sali milloshevic karaxhik shpellar shporru me gjith skrapardhiun turi miun.

    • Korabi, France: 28/07/2022 16:42

      Ti komentuesi i fundit , si mendon qe opozita kandite për të ardhe në qeverisje te vendit të jetë hajdute e korruptuar e lidhur me krimin dhe korrupsionin?A nuk ka të tjere personalitete brenda opozites qe te marrin frenat në dorë drejtimin e opozites qe të jete shprese për popullin?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?