Tym në 1997, tym në 1998, tym në 2001, tym në 2005, tym në 2011, tym, tym.. Kjo parti duket sikur ka lindur nga tymi, dhe po vazhdon të jetojë me tymin. E turpshme tek shikon i vogli dhe i madhi, deputetë, të mandatuar nga elektorati, të ndezin tymueset, dhe të tallen me gjoja “mbrojtje Kushtetute”, apo dhe profka të tilla si “po vrisni demokracinë, fjalën e lirë, po vidhni ditën dhe natën”. Shqiptarët u mësuan me partinë e tymit.
Nuk mendoj se ka akoma budallenj, të besojnë milionerët, tenderaxhinjtë dhe pasanikët e kësaj opozite. Nuk mendoj, se ka akoma shqiptarë (apo dhe demokratikas) të besojnë se, Berisha, Muli, Bardhi, Salianji, Basha dhe tufa e tyre, të bëjnë gjithçka për “popullin dhe votën e lirë”. Kush e beson akoma se “po erdhi në pushtet Berisha sërish, familjarët dhe klani i tij nuk do të rrinis pasuritë”. Askush. Kjo për faktin sepse shqiptarët kanë 12 vjet e ca, që qeverisen nga Edi Rama, nga një kryeministër që non-stop, merret me punët, problemet, investimet, dhe gjithçka lidhet me premtimet e tij, në të mirë të interesave të vendit. Dhe ka realizuar gjithçka ka premtuar. Sepse shqiptarët po përjetojnë rritjen e pagave, pensioneve, po prekin ndryshimin, po prekin rrugët, rrugicat, parqet, institucionet e reja dhe moderne, po prekin ndryshimet në gjithçka lidhet me jetën e tyre.
Partia e tymit, kurrë nuk mund të kthejë prapa arritjet e kësaj qeverie, partia e tymit kurrë nuk mund të bëjë pis, investimet në qytete, fshatra, lagjet e tyre, por edhe ato që lidhen me të ardhmen e investimeve strategjike. Shqipëria, nuk mund të mbetet peng i partisë së tymit, dhe interesave personale të një grupimi “flakadanësh”, që po ndotin sallat, institucionet, rrugët dhe qendrat e qyteteve. E ardhmja e vendit është në rrugëtimin e vështirë të zbatimit të ligjit, dhe jo tolerimin e anarshisë dhe akteve të patolerueshme të dhunës. Partia e tymit, e ka stradegji të vetëm dhunën, shpifjen, akuzat dhe denoncimet e fabrikuara. Partia e tymit, ka 32 vjet që “ndez flakë” vendin, qytetet dhe fshatrat, duke mos kursyer asgjë të arritur dhe të bukur të kësaj toke. Partia e tymit, e ka në “kushtetutën” e saj, dhunën si “mjet demokratik”, për të arritur qëllimin.
Partia e tymit, nuk po arrin të kuptojë skandencën e saj, shkatërrimin substancial të një force politike që po ecën kuturu pas një ish-lideri, që e ka mbyllur me kohë ciklin e tij politik. Partia e tymit, ka mbetur së fundi edhe pa elektorat. Braktisja e asaj force politike edhe nga shumica e anëtarësisë, mbetet një këmbanë alarmi, që po bie fort, por që askush nuk po e dëgjon. Ata shohin dhe dëgjojnë tymueset, flakadanët, Doktorin, dhe asgjë tjetër. Elektoratin kanë vite, që nuk e takojnë, nuk e pyesin dhe nuk e dëgjojnë, ndaj dhe fati i saj është përcaktuar tashmë. Ajo forcë politike (nqs do të quhet kështu edhe pak kohë) fatin e saj e ka lidhur fort me tymin dhe Doktorin.