Partitë e reja: Kandidatët tanë, pa 'mëkate' të pushtetit! Patozi për Report TV: Fushata në pandemi zbehu patetizmin politik

17 Shkurt 2021, 14:58| Përditesimi: 17 Shkurt 2021, 15:43

  • Share

Teksa na ndajnë shumë pak ditë nga limiti kohor kur partitë politike duhet të paraqesin në KQZ emrat me të cilët do të garojnë në zgjedhjet parlamentare, kryetarët e tyre po përpilojnë me kujdes listën e kandidatëve.

Partitë e mëdha duket se do ti qëndrojnë besnikë alternativës me të cilën kanë garuar në zgjedhjet e kaluara, me  ndryshime të vogla në të 12 qarqet. Ato që duket po përpiqen të dalin para publikut me risi, janë partitë e reja, të cilat si për të zhberë faktin se janë të krijuar nga figura të njohura politike, po përpiqen të integrojnë në lista të rinj, intelektualë dhe njerëz apolitikë.

Por cilat janë kriteret për të përzgjedhur kandidatët? Astrit Patozi i Bindjes Demokratike dhe Myslym Murrizi i Levizjes Demokratike Shqiptare, tregojnë se cila do jetë përbërja e listave të tyre. 

 “Në listat tona synojmë të përfshijmë personalitete të reja politike, por edhe intelektualë, pedagogë që duan të sjellin ndryshim. Diferenca mes nesh dhe partive të vjetra, nuk është te CV e kandidatëve, por mbi të gjitha te fakti që do kandidojmë me listë të hapur, nuk ka hierarki politike, gjë që na dallon nga kundërshtarët.” thotë Patozi.

 “Jam i fokusuar në mos-pasjen në listë kandidatë që mbajnë mbi peshë ngarkesën e negativitetin të pushtetit, të paktën në 16 viteve të fundit.” thotë Murrizi.

Kjo i bën të mos shqetësohen nga thirrjet e diplomacisë amerikane, për të mbajtur larg kandidatët problematikë.

 “Thirrja e zonjës Kim i drejtohet më shumë maxhorancës, e para se ai ka rekorde më të mëdha se të gjithë të tjerët të të inkriminuarve në politikë, por edhe sepse aleancat e tij të mundshme janë të lidhura me persona të cilët ambasada amerikane nuk i dëshiron.”- thotë Patozi.

 “Nuk kam të drejtë të paragjykoj asnjë forcë politike sa kohë që nuk ka lista të emrave konkretë. Ne jemi vend sovran, Kushtetuta e sanksionon qartë kush kandidon e kush jo.”- tha Murrizi.

 

VIDEO/Intervista e plotë me Astrit Patozin

Fushata në kushte të jashtëzakonshme në pandemi, partitë e reja e shohin me optimizëm. Patozi thotë se kjo do të shmangë patetizmin politik të partive  të mëdha, ndërsa Murrizi shprehet se kufizon fiktivitetin e tubimeve tradicionale.

 “Në raport me fushatën elektorale, pavarësisht të gjitha anëve negative,  mund të sjellë dicka të mirë, që është mosshpenzimi i energjive për patetizëm politike, i cili është natyrë e zgjedhjeve në Shqipëri, ne sillemi në fushatë si të jemi një vend me 50 milionë banorë, dhe sikur do ndryshojmë fatet e botës, por ndërkohë nuk ndryshojmë dot as Shqipërinë, ndaj them që partitë e reja nuk të detyruara të ndjekin trendin e partive të mëdha, të cilat janë të avantazhuara përsa i përket mjeteve që kanë në dispozicion, sidomos financave publike.”- thotë Patozi.

 “Është një fushatë tipike e asaj që duhet të jetë fushata. Unë gjithmonë kam thënë që nuk ia dua votën atij që si kam dhënë dorën. Shpresoj shumë që të jetë fushatë funksionale, frenon milionat e eurove të përdorura në fushatë duke demonstruar në tubime elektorale forcën fiktive me paratë e qytetarëve.”- tha Murrizi.

Por krerët e partive të vogla janë të ndarë në vendimin nëse duhet të bashkojnë votat  pas zgjedhjeve me forcat e mëdha. Patozi synon të jetë forcë përcaktuese qeverisëse, kurse murrizi premton se mandatet e tij do ti përkasin forcave opozitare.  

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?