Partitë e vogla opozitare kanë dalë sot në një deklaratë për mediat ku kanë propozuar ngritjen e një federate të opozitës ku të përfshihen të gjithë faktorët opozitarë. Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu teksa propozoi platformën zyrtare, tha se ‘federata opozitare’ duhet të mandatojë një grup deputetësh që gëzojnë besimin e të gjithëve për të drejtuar aksionin e opozitës.
Pikat e propozuara nga partitë e vogla opozitare:
1-Krijimi i Federatës opozitare
2-Organizimi parlamentar, përfshihen të gjithë deputetët e opozitës të dalë nga zgjedhjet e 2021
3- Ngritja e një grupi pune për marrëdhëniet me ndërkombëtarët
4-Krijimi i senatit të opozitës, ku të marrin pjesë figura të shquara shqiptare
Sa i takon komisioneve të posaçme, Mediu tha se përfaqësuesit e opozitës duhet të zgjidhen nga vota e të gjithë deputetëve për të marrë pjesë në komisionin për Reformën Zgjedhore, duke theksuar se preferenca e partive opozitare është një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura.
“Organizimi parlamentar, të përfshihen të gjithë deputetët e opozitës të dalë nga zgjedhjet e 2021. Rëndësi primare ka reforma zgjedhore. Propozojmë opozita të zgjedhë me votën e të gjithë deputetëve të saj përfaqësuesit në komisionin për reformën zgjedhore. Komisionet hetimore në respektim të drejtës kushtetuese të opozitës duhet të ngrihen në kontrollin e qeverisë. Deputetët të mblidhen të paktën 1 herë në javë. Të gjitha partitë e federatës të paraqesin opinione për reformën zgjedhore deri në arritjen e konsensusit të përbashkët. Qëndrimi i partive tona është sistem proporcional kombëtar me lista të hapura”- u shpreh Mediu.
Të pyetur nëse janë konsultuar paraprakisht me Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, ata thanë se propozimet e tyre i kanë bërë prej ditësh tashmë në studiot televizive, dhe se ata duhet t’i thërrasin arsyes pasi opozita në këtë gjendje të shpërbërë nuk mund të mundë mazhorancën.
“Kjo është një iniciativë e jona, kemi bërë një propnocim publik. Edhe Basha edhe Berisha i kanë dëgjuar propozimet tona. T’i thërrasin arsyes sepse opozita në këtë gjendje, e shpërbërë e ka shumë të vështirë ta mundë këtë mazhorancë. Kemi qëllim të bashkohemi rreth një çështje më të rëndësishme. Duhet secili nga ne të lëshojë pak në personalitetin e vetë për t’i shërbyer të mirës së përgjithshme të opozitës”- tha Duka.
Në përgjigje të kësaj, ish-kryeministri Sali Berisha tha se do të marrë në shqyrtim propozimin e Mediut për krijimin e një federate të opozitës, por tha se aleancat e vjetra, ku nënkuptonte Ilir Metën nuk do ti linte. Ndërsa Lulzim Basha, kreu tha se një federatë dhe një bashkëpunim është i domosdoshëm, por kjo fillon duke lënë mënjanë interesin personal.
Keto partit e vogla shume mire bejne me prpopzimet e tyre po kete Mediun nuk duhet ta lejojn te flasi ai ka ceshtje te hapur me drejtesin shqiptare per Gerdecin!Deputetet shqiptare shume mire paguhen qe ti japin hapesir ketyre dhe shkojn kunder me drejtesin ky eshte nje skandal shume i madh!Dmth drejtesia te merret vetem me njerez te thjesht jo me politikan sipas tyre!
Përgjigju