Moment nga ndeshja

Partizan 'heroik' në Shkodër, i merr pikë Vllaznisë me 10 lojtarë! Portierët tregohen 'monumentalë' (VIDEO)

14 Shtator 2023, 20:01| Përditesimi: 14 Shtator 2023, 20:13

  • Share

 

Në "Loro Boriçi", Vllaznia dhe Partizani barazuan 0-0 për javën e tretë të Superligës. Edhe pse pa gola, fusha e lojës pa dy skuadra që dhuruan spektakël. Në minutën e 14-të ishte Maguette që la Partizanin me një lojtar më pak, ndërsa Vllaznia nuk mundi të shfrytëzonte faktorin fushë, tifozët dhe numrat e ndryshëm të lojtarëve. Për t'u vlerësuar paraqitjet fantastike të Qarrit dhe Hoxhës në portë, që shmangën gola të sigurt.

Ndeshja nisi mirë për Vllazninë, që rrezikoi disa herë me Bekim Balaj. Në minutat 4 dhe 14-të, Gueye Maguette u ndëshkua me dy kartona të verdhë dhe për rrjedhojë u ndëshkua me të kuq, duke lënë të tijtë me një lojtar më pak. Pas këtij episodi, të kuqtë provuan nga distanca me Rrapaj, ndërsa Bintsuka nuk iu besoi syve me rastin e humbur.

Fundi i lojës ishte kyç për portierët, me Qarrin që ndali Mba në minutën e 90-të dhe Hoxhën që priti një goditje të Malës në shtesën e katërt. Edhe pse për 80 minuta me një lojtar më shumë, shkodranët e Memellit nuk morën maksimumin në një ndeshje me raste.

Pas javës së tretë, Vllaznia me pesë pikë mban vendin e katërt, ndërsa me katër pikë pas dy ndeshjeve të luajtura, Partizani mban vendin e pestë.

Partizan 'heroik' në Shkodër, i merr pikë Vllaznisë me 10 lojtarë! Portierët tregohen 'monumentalë'

Lajmi kryesor:

GOLAT/ Tirana përmbys Skënderbeun në kryeqytet, bardheblutë marrin kreun e Superligës! Vllaznia dhe Partizani barazojnë pa gola në Shkodër


S.Dh//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?