Pamje nga festa e Partizanit në Gjirokastër

Partizani barazon në Gjirokastër, 1-1 kundër Luftëtarit/ Kukësi fiton përballë Kastriotit

23 Dhjetor 2018, 15:54| Përditesimi: 23 Dhjetor 2018, 16:01

  • Share

Partizani e ka mbyllur vitin dhe fazën e dytë të kampionatit në barazim pasi sot në Gjirokastër është ndalur me rezultatin 1 me 1 kundër Luftëtarit. Në ndeshjen e luajtur në orën 13 e 30 të kuqtë kaluan të parët në avantazh falë Malës i cili realizoi një gol shumë të bukur në pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë të lojës vendasit rritën impenjimin dhe në minutën e 55 arritën të barazonin rezultatin me Ymeraj. Për pjesën e mbetur të lojës për tu evidentuar ishte episodi i minutës së 61 teksa autori i golit për vendasit dhe portieri i Partizanit Alban Hoxha patën një përplasje të frikshme. Të dy u larguan me ambulancë nga fusha.

Në fund 1 pikë për Partizanin, ndërsa Luftëtari nuk arrin të marrë premion që presidenti kishte premtuar në rast fitoreje. Ndërkohë po në të njëjtën orë në ndeshjen tjetër të Superligës, Kukësi ka fituar 2 me 0 kundër Kastriotit. Me këtë fitore verilindorët janë ngjitur në vendin e dytë në kampionat me 34 pikë, 3 më pak se Partizani që ështe shpallur kampion dimri.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?