Sport

Partizani dështon të ruajë kreun, Skënderbeu i merr një pikë mbijetese! Teuta ngjitet e para me 'poker' golash

8 Maj 2021, 21:26| Përditesimi: 8 Maj 2021, 22:09

  • Share

Partizani ka dështuar të ruajë kreun në javën e 32 të Superligës pasi në Korçë ka barazuar 1-1 kundër Skënderbeut. Të besuarit e Ilir Dajës edhe pse kaluan të parët në avantazh me Stenio Xhunior nuk dolën me pikë të plota, pasi për korçaët barazoi një ish i kuq si Mensah.

Ndërkohë vendin e parë e ka marrë Teuta që nuk e ka diskutuar fitoren kundër Bylisit. Në ‘Niko Dovana’ djemtë e detit shkatërruan 4-0 miqtë falë golave të realizuar nga Aleksi, Vila, Bregu dhe një autogol. Me këtë fitore Teuta është ngjitur në kuotën e 59 pikëve, 1 më shumë se Partizani i vendit të dytë, ndërsa pika e fituar e ka ndihmuar Skënderbeun për të dalë për herë të parë nga ‘zona e ftohtë’ pas shumë kohësh. Si pasojë e disfatës së Bylisit, Skënderbeu është ngjitur në vendin e tetë me 30 pikë, po aq Bylis i vendit të nëntë.

Sakaq Tirana ka marrë sot një fitore me shumë tension kundër Kastriotit. Bardheblutë ia dolën 1-0 në ‘Selman Stërmasi’ falë golit të Hoxhallarit, por ky moment shkaktoi incidente, pasi drejtuesit e krutanëve hynë në fushë duke protestuar dhe ngritur tonet pët një aksion që ishte jo ‘fair-play’ sipas tyre. Për të rifilluar ndeshjen u desh ndërhyrja e policisë.

Në këtë javë të Superligë vlen për t’u theksuar edhe fitorja 0-1 e Laçit kundër Bylisit që e ngjiti në vendin e tretë klubin kurbinas.

Tabela e renditjes e Superligës Shqiptare

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?