Partizani fiton supersfidën me Kukësin, shkurton diferencën me Vllazninë kryesuese

21 Shkurt 2021, 18:15| Përditesimi: 21 Shkurt 2021, 18:18

  • Share

Partizani ka përfituar në mënyrën më të mirë nga ndalesa e Vllaznisë pasi ka fituar 1-2 supersfidën e javës së 20 të Superligës kundër Kukësit.

Fillimisht për të kuqtë realizoi Çinari, ndërsa më pas Murataj, i cili u akuzua se nuk respektoi 'fair-play-n'.

Për këtë arsye Partizani lejoi një gol të Kukësit, por që nuk ndikoi për tre pikët.

Me këtë fitore Partizani rikthehet në vendin e dytë me 4 pikë më pak se Vllaznia, e cila sot barazoi 1-1 kundër Skënderbeut në Korçë.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?