Partizani në Europa League

Partizani humb ndeshjen e parë në shtëpi kundër Mariborit

12 Korrik 2018, 19:33| Përditesimi: 12 Korrik 2018, 19:36

  • Share

Partizani zhgënjen përsëri në Europë. Ashtu si një vit më parë, të kuqtë nuk arrijnë të fitojnë në shtëpi në turin e parë eliminator të Europa League.

Sllovenët e Mariborit kanë fituar 1-0 ndaj Partizanit, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi”. Goli i fitores për miqtë u shënua në minutën e 50-të nga Bajde.

Një rezultat që e bën edhe më të vështirë kualifikimin për në turin tjetër. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Slloveni. Trajneri Skënder Gega debuton me humbje.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?