Ish -futbollisti i Kombëtares shqiptare, Edgar Çani

Partizani ndërpret bashkëpunimin me sulmuesin Edgar Çani

23 Gusht 2018, 14:33| Përditesimi: 23 Gusht 2018, 14:37

  • Share

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Edgar Çani, që dikur luajti edhe me Katanian në Serie A në Itali, erdhi me shumë bujë te Partizani, por për të kuqtë ka rezultuar si dështimi më i madh në historinë e këtij klubi. Sot, klubi i Partizanit ka njoftuar ndërprerjen e kontratës me Çanin, me një nga lojtarët më të paguar të klubit, por me rendimentin më të pakët në 1 e pak qëndrimi te skuadra e kuqe.

Klubi i Partizanit njofton përfundimin e bashkëpunimit me Edgar Çanin. Sulmuesi 29-vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes palëve. Çani ishte pjesë e skuadrës përgjatë sezonit 2017 – 2018.  Ndërkohë, Partizani që nga e diela ka nisur përgatitjet për ndeshjen e dytë të Kategorisë Superiore, teksa do të përballet në transfertë me Kamzën.

Trajneri Skënder Gega kërkon fitoren e parë si trajner. Partizani nuk fiton titullin kampion që nga viti 1993 dhe duke parë dobësimin e Skënderbeut, është shansi më i mirë në sezonin e ri, pavarësisht humbjes në javën e parë. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?