Mosbindja ndaj masës detyrim paraqitje të vendosur nga gjykata dhe rreziku për dëmtimin e provave apo ndikimin tek dëshmitarët, kanë qenë ndër arësyet pse SPAK kërkoi masën arrest shtëpie ndaj Sali Berishës. Gjyqtarja Irena Gjoka ka zbardhur vendimin e 30 dhjetorit për zëvendësimin e masave detyrim paraqitje e ndalim dalje jashtë shtetit me atë të arrestit me burg. Sipas dokumentit që disponon Report TV, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai janë shprehur se nga hetimet e deritanishme Sali Berisha, rezulton se ka konsumuar veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionareve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë” në bashkëpunim, vepër që dënohet nga Kodi Penal me 12 vite burg.
Prokurorët argumentojnë se ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen apo vërtetësine e provave, duke pasur parasysh ndikimin që mund të ketë Sali Berisha qoftë në institucionet shtetërore, përsa kohë që dosja është ende në fazën hetimore dhe ende nuk janë administruar të gjitha provat shkresore. Rrezik- thonë prokuroret, përbën në këtë fazë edhe marrja e provave nga dëshmitarët. Ata venë në dukje edhe faktin se personi në hetim nuk respektoi autoritetin e gjykatës, pavarësisht kundërshtimeve që ai mund te këtë në lidhje e vendimarrjen.
“Duke pasur parasysh dënimin që përcakton legjislacioni për veprën penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë që shkon deri në 12 vite burg, funksionin e tij si ish kryeministër në kohën e ndodhjes së ngjarjes, si një nga njerëzit më të pushtetshëm, ndikimin në strukturat shteterore që kanë patur rolin në ndodhjen e ngjarjeve, por edhe angazhimi i drejtpërdrejtë në ndryshimin e desdinacionit apo në propozime apo miratime aktesh ligjore, dhënia e urdhërave për ushtron kontrolli me qëllim berjen të mundur të konkludimit të procedurës së privatizimit të kompleksit “Partizani””- thuhet në dosjen e SPAK.
Një tjetër argument me të cilin prokurorët kanë kërkuar masën arrest me burg është fakti se korrupsoni është ndër fenomenet me shqetësuese në Shqipëri ndaj janë kushtet për caktimin e një masë më të rëndë. Sa i takon pretendimeve të Sali Berishës dhe avokatëve të tij se më parë duhej marrë miratim nga kuvendi, para se të caktohej masa ndaj deturim për tu paraqitur, Prokurorët shprehen se nuk justifikohet refuzimi për zbatimin e masës përsa kohë nuk është prishur nga një gjykatë më e lartë. Në caktimin e masës arrest shtëpie, gjykata ka urdhëruar Berishën Ky vendim i gjyqtares Irena Gjoka është ankimuar nga avokatët në Gjykatën e Posacme të Apelit ndërsa do te jetë gjyqtarja Ilirjana Olldashi që pritet ta shqyrtojë.
(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)
Pershendetje. Nuk eshte vetem Zoti Berisha, eshte Ilir Meta para, qe vodhi gjith arin e Shqiperise, dhe ja bllokoi Anglija, Po ne Shqipetaret i bejme syt qorr e veshet shurdher, se keta duhet me i shporr jo veq nga Partija, po edhe nga Shqiperija, te gjith politikanet me pa perjashtim as edhe nje, te te dy partive kryesore. 30 e ca vite te njejtit figura te deshtuara qe po i lagojne Shqipetaret per cdo dite nga ky vend i bekuar, duhet me i prit kur te dalin nga Parlamenti sa te dalin jasht me shku tek makinat e tyte dhe vilave llukzoze qe i kan ber me taksat tona, duhet me i arrestu te gjith me pa perjashtim as nje dhe me ju vu ekspuls per ne Shqiperi.
PërgjigjuPo nuk ka gjyqtare tjeter vetem Olldashi eshte? Do e nxjere njesoj si dhendrin
PërgjigjuKetij salehBastard mafioz,kriminel,vrases,hajdut dhe immoral i duhet bere gjyqi sa me pare bashke me djalin e pare Abin profesorLeshit duke ju dhene denimin e merituar
PërgjigjuOre çfar Spaku jeni ju që vazhdoni bëni teatër me kryekriminelin MALOK sali bajgën. Turp të keni apo skeni turp ju.
Përgjigju