Njoftimi për ndeshjen Partizani-Maribor

Partizani-Maribor, klubi nxjerr në shitje biletat për Europa League

5 Korrik 2018, 13:30| Përditesimi: 5 Korrik 2018, 13:40

  • Share

Më 12 korrik, Partizani do të presë në stadiumin “Selman Stërmasi” ekipin slloven të Mariborit për ndeshjen e parë të Europa League.  Kur kanë mbetur edhe një javë nga takimi, klubi nga kryeqyteti, ka bërë publike listën me çmimet e biletave, për të gjithë ata që duan ta ndjekin këtë takim nga afër.

Kështu, biletat A1, A2, B1 dhe B2 do të kushtojnë nga 1000 lekë, ndërkohë që çdo sektor tjetër ka çmimin 300 lekë. Tifozëria që vjen nga Sllovenia, do të vendoset në tribunat H1 dhe H2, ndërkohë që çdo pjesë tjetër e stadiumit, do të jetë në dispozicion të tifozerisë vendëse.

Biletat do të nisin të shiten nga dita e sotme pranë stadiumit “Selman Stërmasi” dhe orari për blerjen e tyre, është 10:00-17:00.

INFORMACION 
FK PARTIZANI – NK MARIBOR
E ENJTE 12 KORRIK ORA 17:30 stadiumi “Selman Stërmasi”

Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Selman Stërmasi” do te jenë:

Biletat në Tribunat A1,A2 dhe B1,B2 do të kushtojnë 1 000 Lek.
Biletat në Tribunat C,D1,E,F,G, dhe H do të kushtojnë 300 Lek.
Tifozeria kuqe do të ketë në dispozicion Tribunat A1,A2,B1,B2, C1,C2,D1,E,F,G1,G2.
Tifozeria mike nga Sllovenia do të akomodohet në sektorët e Tribunave H1, H2.

Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga sot 5 korrik, pranë pikës së shitjes në stadiumin “Selman Stërmasi”, e cila do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 17:00″, shkruhej në njoftimin e klubit. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?