Graciano Hidri

Pas 19 ditëve në qeli gjykata liron polakun, armën në makinë ia futi bashkëpunëtori i SHISH

30 Korrik 2019, 20:51| Përditesimi: 30 Korrik 2019, 21:20

  • Share

Arkadiusz Modrzejewski, biznesmeni Polak i arrestuar në 11 korrik 2019 për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”, është liruar sot nga gjykata e Durrësit. Polaku, ka qëndruar 19 ditë në qeli, por gjatë kësaj kohe është vërtetuar se ai nuk kishte asnjë lidhje me armën tip pistoletë TT, që policia gjeti në makinën e tij.

Hetimi ka zbuluar se arma ishte futur qëllimisht nga bashkëpunëtori i SHISH në Durrës Graciano Hidri, i cili në këtë veprimtari kriminale ka bashkëpunuar me inspektorin e SHISH në Durrës me inicialet A.S, që ka njoftuar policinë e Durrësit, e cila arrestoi poshtë shtëpisë së tij polakun Arkadiusz Modrzejeëski.

Por ky i fundit në asnjë moment nuk ka pranuar autorësinë e krimit, duke këmbëngulur në policinë e Durrësit, gjykatë dhe prokurorisë se arma e sekuestruar në makinën e tij ishte futur qëllimisht nga bashkëpunëtori i tij në biznes Graciano Hidri.

Pas hetimeve të kryera janë siguruar të dhënat dhe provat se arma e zjarrit ishte futur në makinë nga bashkëpunëtori i SHISH në Durrës Graciano Hidri, i cili e ka bërë këtë veprim si pasojë e dëshirës për tu hakmarrë,pasi mes Hidrit dhe Arkadiusz Modrzejewski,ka pasur një konfliktin për çështjen e kompanisë. Por që prej ditës së shtunë Graciano Hidri, është arrestuar dhe mbyllur në qeli, ndërsa ditën e sotme gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia Arkadiusz Modrzejeëski.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?