Valentino Rossi, i konsideruar si piloti më i mirë në historinë e MotoGP, i ka dhënë fund karrierës së tij.
Ai doli i dhjeti në garën e fundit të jetës së tij në pistën e Valencias. Rossi, 42 vjeç ka një karrierë 21-vjeçare në MotoGP dhe ka garuar plot 372 herë. Nga këto, ai u ngjit në podium 199 herë.
Në garën e fundit të sezonit, gjithçka iu dedikua kampionit të madh italian, ndërsa u përcoll mes emocionesh të forta nga të gjithë ata që e kishin idhull.