Politikë

Pas 25 prillit, 2 partitë kryesore në analizë të brendshme, Roland Bejko: PD qëndrim kundër ndërkombëtarëve! Analisti Ylli Pata: S’dalin hapur, por asnjë s'mbron më Berishën

21 Korrik 2021, 17:12| Përditesimi: 21 Korrik 2021, 15:19

  • Share

Dy partitë më të mëdha në vend po i nënshtrohen një procesi analize, megjithëse të ndryshme. PS në Kongres dhe PD në Kuvend, por çfarë prodhojë secila?

Në Kuvendin e PD më shumë mori vëmendje Berisha sesa ajo çfarë realisht pritej nga procesi. Ky moment është përcjellë ashpër nga kritikët e Bashës, por edhe nga vetë demokratët që megjithëse jo drejtpërdrejtë, e njohën atë shfaqje si një mesazh të gabuar të Lulzim Bashës ndaj ndërkombëtare.

"PD nuk mund të jetë zyrë për të mbrojtur Berishën, që është në një vendim të rëndë nga SHBA duke e shpallur non grata. PD dhe Berisha duhet ti kenë rrugët e ndara, nuk ka më asnjë efekt që Berisha të jetë me deputet", shprehet analisti Ylli Pata.

"PD ka mbajtur qëndrime me kundër sens për ndërkombëtarët", tha anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko.

Për gazetarin, analistin Ylli Pata, një ngjarje tjetër e rëndësishme në Kuvend, ishte reagimi i Mark Markut, si një  reflektim i zërave brenda Partisë Demokratike për të dalë kundër Sali Berishës.

"Mark Marku është një reflektim i zërave, edhe pse nuk dalin hapur asnjë nuk e mbron më Sali Berishën,e dhe qarqet rreth Sali Berishës duhet të dalin hapur në politikë. Ndaj Mark Mmarku më konceptin e tij si pedagog e inteleketual, është i mirëpritur nga shoqëria", theksoi ai.

Por anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, pedagogun Roland Bejko gjatë intervistës në Report Tv, në 17 korrik pati edhe zhvillime pozitive. 

"Në këtë kongres u bë mirë se pati 20% hyrje të të rinjve, janë kontributor në procese demokratike, por edhe në aksionet e saj politike. Një gjë që nuk më pëlqen, por le ta shohim si pozitive, është kuota e grave. Gara që u bë për kryetarin e PD ka qenë një garë reale, me shumë vërejtje, se mund të bëhej më mirë dhe mbi të gjitha është dhe çështja e kohës", tha ai.

Për rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit, Bejko dhe Pata dakordësojnë në një pikë. Ndryshe nga PS që luftonte për kandidatin në  kufijtë e listës, PD ndoqi formulë të gabuar.

"PS pritej të merrte mandatin e trete e kjo më shumë sepse PD nuk u përgatit për ta marr fitoren, por nuk solli asnjë propozim të ri por luftoi me idenë e hakmarrjes", shton Pata.

"Partia Socialiste e përqendronte vëmendjen te kandidati I tretë në zonën time, ku i pari dhe i dyti punonte për të tretin, në Gjirokastrës në PD punohej për të parën. Kjo bëri që dhe njerëzit që më mbështetësit të strukej", shprehet Bejko.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?