Kukës/ Pas 25 vitesh emigrim rikthehet në atdhe me gruan çeke: Më pëlqen Shqipëria, natyra e ushqimet

14 Korrik, 18:21| Përditesimi: 14 Korrik, 18:42

  • Share

Pas 25 vitesh në emigrim, Ardian Nërguti ka vendosur të kthehet në vendlindje, në fshatin jo shumë larg Kukësit, Gjegjan.

Bashkë me bashkëshorten e tij nga Çekia, Paulën me të cilën tashmë ka 10 vite martesë, kanë vendosur që paratë e emigrimit t’i investojnë duke ndërtuar një stallë të vogël lopësh.

Paula ka vendosur ta ndjekë bashkëshortin nga Kukësi në ëndrrën e tij për t’u kthyer në vendlindje. Shqipëria me natyrën e bukur, klimën e pastër, ditët e gjata me diell janë disa nga faktorët që tundojnë ambiciet për të jetuar këtu, pohon Paula.

“Nuk është e vështirë të jetosh në Shqipëri. Si mua dhe vajzës time na pëlqen shumë. Natyra është e bukur dhe ushqimet janë bio”, thotë Paola.

Nuk e ka të vështirë t’i përshtatet jetës së malësisë, pasi për këtë, Paola rrëfen se po ndihmohet edhe nga mamaja e bashkëshortit, si për punët e fshatit, ashtu edhe për gjuhën shqipe.

“Po mësoj, më ndihmon burri dhe vjehrra”, shton ajo.

Por kthimi në atdhe, për të çuar para ëndrrën e një ferme të vogël në fshat nuk po kalon pa pengesa për çiftin Nërguti. Ëndrra e tyre duket se ka mbetur peng i burokracive shtetërore, pasi nuk po pajisen me leje ndërtimi.

Edhe Paola thotë se do donte shumë të jetonin e punonin në vendlindjen e bashkëshortit, por nëse nuk gjejnë zgjidhje për ndërtesën e stallës, ikja sërish nga Shqipëria, mbetet alternativë.

Dy të rinj janë njohur në emigrim në Angli, atje ku kanë kurorëzuar martesën e janë gëzuar me një vajzë të vogël. Kukësi gjatë viteve të fundit është prekur ndjeshëm nga vala e emigrimit. Rikthimi në vendlindje është alternativë në rast se arrijnë të sigurojnë një vend pune.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • bani: 15/07/2024 01:34

    BRAVO,,ARDIAN DHE JO 10 LOPE POR 100 LOPE TE MBASH,,DHE 1000 DELE E KECA TE MBASH,,,KE MUNDESI PER NJE GJE TE TILLE...

    Përgjigju
  • Iris: 15/07/2024 01:08

    Se mos eshte vetem burokracia problem,prit kur te provosh vjeshten e vone me shira e balte dhe dimrin e Gjegjanit te Kuksit,qe nuk eshte as si Cekia,as si Anglia,per te mos folur per problemet e tjera qe ka zona,pastaj flasim!

    Përgjigju
  • Luka: 14/07/2024 21:14

    Puna te te shkoje sa me mbare, pa leri qente te lehin...

    Përgjigju
  • Genti: 14/07/2024 18:40

    Qendro se pas qafe do ta pesosh ne kete vend te korruptuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?