Pas 40 vitesh mjeke doli në pension, pediatrja në një rrëfim për pasionin e saj të pamoshë: Të ndjehesh i dobishëm të frymëzon, të mbush ditën

19 Tetor 2022, 12:29| Përditesimi: 19 Tetor 2022, 12:37

  • Share

Të gjithë jetën ia kushtoi fëmijeve, mjekja pediatre Zerina Sheme tashmë prej më shumë se dy vitesh është në pension. Por në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ajo rrëfeu për pasionin e saj të pamoshë, të kujdeset për pacientët e vegjël dhe mënyra që ka gjetur është përmes rrjeteve sociale.

”Të dy fëmijët kanë studiuar elektronikë më dhanë idenë që meqënese ti u mërzite kaq shumë që dole në pension bëj disa video të shkurtra, në fillim m’u duk zbavitëse por kur e pashë që njerëzit kishin interes, më drejtonin pyetje në mesazhe thash pse të mos vazhdojë. Këshillimi online i orienton ato drejt një diagnoze. Unë nuk lëshoj receta” u shpreh ajo.

Znj. Zerina me kanalin e saj në Youtube dhe me postimet në rrjetin social Instagram ofron një mbështetje të pamasë për nënat e reja dhe foshnjat e tyre, duke vazhduar që edhe në pension të marrë kënaqësi nga pasioni i saj për mjekësinë.

“Është pasioni dhe kohën fizike e kam mjaftueshëm, dhe pasionin për rrjetet sociale dhe teknologjinë e kam patur që në moshë të re. Mua këto të treja bashkë më kanë nxitur dhe është një motivim për t’iu gjendur qoftë edhe  online njerëzve që kanë nevojë. Kjo më mbush me energji, m’i jep kuptim jetës” rrëfeu zonja Zerina.

Për të nuk ka qenë aspak e lehtë dalja në pension, por ka gjetur mënyën e saj për ta përballuar lehtësisht:

“Dalja në pension të ndryshon statusin social, kur thua pensionte dukesh e izoluar nga bota, unë këtë gjë nuk doja ta pranoja në vetvete. Ndjeja se kisha akoma energji për të dhënë dhe një eksperiencë dyzetvjecare duhet ndarë me miqtë e mi edhe më tej, me njerëz që kanë nevojë. Kjo të frymëzon, të mbush ditën, dhe ndjehesh më i realizuar në vetvete kur bëhesh i dobishëm” tha ajo.

Në 40 vite eksperiencë si mjeke pediatre ajo dha këtë këshillë për mjekët e rinj:

“Komunikimi mjekë pacientë është baza e suksesit e një marrëdhënie më të afërt, dhe bazohet mbi besimin që krijohet.Nëse prindi është i axhituar, mjeku duhet të jetë i qetë sepse ai prind e ka gdhirë gjithë natën me fëmijën. Unë kam pasur tendencë që ta qetësojë, ta durojë të kapem pas thelbit të problemit” këshilloi më tej znj.Zerina.

Ndërsa u shpreh se i shikon si të dobishme rrjetet sociale, pasi është një formë për të ndihmuar personat që kanë nevojë mjekësore përmes këshillave profesionale.

Edhe në Instagram ka profile mjekësore që të japin vërtet një informacion shëndetësorë kopetent por komunikimi online me një mjek është një hallkë e ndërmjetme që ndihmon të sëmurin në lidhje me kujdesin shëndetësor.

 

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?