Autoritete kolumbiane në deklaratë pas arrestimit të Dairo Antonio Usuga

Bota

Pas arrestimit të liderit, autoritetet kolumbiane i 'vihen pas' klanit mafioz! Trafikonin kokainë në 28 vende përfshirë edhe Shqipërinë

4 Nëntor 2021, 20:33| Përditesimi: 4 Nëntor 2021, 20:37

  • Share

Pas arrestimit të një prej bosëve më të mëdhenj të drogës, autoritetet kolumbiane janë të përqendruara në shkatërrimin e bandës Clan del Golfo, rrjeti i trafikut të drogës, i shtrirë në 28 vende anembanë botës.

Në fund të muajit të kaluar, Policia arrestoi liderin e grupit, Dairo Antonio Usuga, i njohur ndryshe si "Otoniel", i cili ishte bosi i drogës më i kërkuar në vend.

Ky kartel  ka aleanca me pesë kartele ndërkombëtare dhe grupe mafioze dhe trafikojnë 20 ton kokainë në muaj.

Ky grup dërgon kokainë edhe në Shqipëri e po ashtu drejt SHBA, Belgjikës, Spanjës, Holandës, Gjermanisë, Francës, Irlandës, Britanisë, Italisë, dhe Ukrainës.

Grupi ka lidhje deri në Iran, Kinë, Australi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?