Pas Champions-it Bayern shkëlqen edhe në Bundesligë, M.City nuk fal për titullin në Premier League

27 Shkurt 2021, 17:39| Përditesimi: 27 Shkurt 2021, 19:15

  • Share

Bayern Mynchen është rikthyer te fitoret në Bundesligë në javën e 23 të kampionatit. Skuadra e Flick pasi shkëlqeu në Champions League ka mposhtur 5-1 Koln-in në ‘Allianz Arena’. Fillimisht shifrat i zhbllokoi Chupo-Mouting, ndërsa më tej Lewandoski do të realizonte ‘dopietë’ para se miqtë të shkurtonin përkohësisht.

Deri në fundin e ndeshjes protagonist do të bëhej edhe Gnabry, i cili realizoi dy herë për të stampuar shifrat përfundimtare. Me këtë fitore kampionët në fuqi shkëputen me 5 pikë nga Leipzig i vendit të dytë pavarësisht se këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

Fitore në këtë javë të Bundesligës ka marrë edhe Dortmund që mposhti 3-0 Arminia Bielefeld. Të tre golat u realizuan në pjesën e dytë nga Dahoud, Sancho dhe Reinier.

Sakaq në Premier League Manchester City që udhëheq kampionatin nuk ka gabuar kundër Ëest Ham, duke fituar 2-1. Dias zhbllokoi shifrat për skuadrën e Guardiolës, ndërsa brenda pjesës së parë Antonio barazoi përkohësisht për miqtë. Golin tre pikësh më tej do ta realizonte qendërmbrojtësi John Stones.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?