Pas COVID-19?

11 Prill 2020, 11:18| Përditesimi: 11 Prill 2020, 11:27

  • Share

Situata ekonomike nuk do të jetë si më parë. Për ta vërtetuar  këtë nuk ka nevojë për shumë kërkim shkencor, mjaftojnë të shikojmë historinë tonë njerëzore ose të rikthehemi memories. Këto ditë kemi më shumë propagandë për ndihma, sesa angazhime serioze për të pasur e gjetur zgjidhje ekonomike të krizëz që do të pasojë.

Më shumë të shqetësuar janë ato që kanë pushtetit dhe mundësia reale që ato mund ta humbin. Qytetarët në këto momente mendojnë pak për ekonominë, sepse kanë emergjente nevojën e dëshirë për të shpëtuar nga vdekja që shkakton covid19.

Propaganda e këtyre ditëve e bërë nga politika e pushteti  na paralajmëron qartë atë se çfarë do të ndodhë e na pret nesër : një krizë ekonomike e ndoshta më e egra që kemi njohur.

Sot, të gjithë politikanët shpërndajnë ndihma duke fografuar veten në këto nisma humanitare si për të treguar sot se janë pranë nesh e për të vërtetuar "mot" se ata ishin pranë nesh! Ata duan të justifikojnë vazhdimësinë e pushtetit, duke na bindur se u përpoqën të bënin maksimumin, aq sa kishin mundësi.

Në fakt viktimat e para të krizës ekonomike janë liderit e politikanët ekzistues që do të akuzohen e do të sulmohen si të paaftë për të përballuar sfidat. Qytetarët do të kërkojnë punë e do të kërkojnë ushqim e shërbime në shpi, ata nuk mundet të jenë aq gjakftohtë sa të analizojnë shkaqet dhe efektet. Atyre, qytetarëve nuk ju interesojnë shkaqet dhe efektet. Dëshira për mbijetesë mund të rris me shumë dhe në mënyrë të frikshme egoizmin si instinkt për të mbijetuar. Do të rritet mosbesimi e bashkë më të edhe frika.

Njerëzit do të kuptojnë se parpritur kanë humbur punën dhe po ashtu do të kuptojnë se për të gjetur një të re do të jetë e pamundur. Propaganda aktuale e pushtetit në këto situata rrezikon të kthehet në një bumerang e serioz kundër tyre. Dëshira për të manipuluar e adresuar në një drejtim të caktuar opinionin publik sjellë në këto momente një bum deklaratash dhe informacionesh, të cilat në të njëjtën kohë janë prova e fakte që nëse nuk mbahen e realizohen do të kthehen nga qytetaret kundër tyre  në një momente të dytë të dëshpërimit të madh.

Njerëzit do ju drejtohen politikanëve e liderëve me gisht duke ju thënë: ju na thatë se nuk do të ketë krizë! Po ja jemi në një krizë pa precedent! Ju thatë se nuk do të humbim vendin e punës! Ja, tashmë jemi të papunë dhe pa shpresë për ta pasur atë! Ju  na thatë se do të na ndihmoni me para dhe asistencë! Asistenca që na keni dhënë nuk na majfton për të bërë një jetë dinjitoze! Ju na thatë se do të qëndronit pranë nesh me ndihma e projekte! Sot, jem të tradhtuar e të braktisur nga ju që ju votuam dhe ju besuam edhe për këto ditë të vështira që po kalojmë!

Krizat ekonomike do të krijojnë jo vetëm xhepat bosh, por edhe një boshllëk shpirtëror. Njeriu kur është në një moment të vështirë është i pritur të besoj në mrekullitë! Humbja e besimit në lidershipin aktual, xhepat bosh dhe frika për të ardhmen do të bëjnë të mundur dhe të nevojshme lindjen e ideologjive të reja që do të tentojnë menjëherë të mbushin e të manipulojnë boshllëkun e krijuar nga situata e krizës ekonomike. Bashkë me këto ideologjike do të dalin në pah edhe liderë të rinj që përmes fakteve të aktualitetit do të tentojnë të manipulojnë të ardhmen duke krijuar iluzione se çdo gjë është e mundur duke ndryshuar gjithçka.

Pra, nëse aktualisht për shkak të kosmumizmit maksimal dhe standardizimit të përbashkët për shkak te globalizmit, ndarjet ideologjike ishin thuajse  zhdukur  duke mos pasur më asnjë rëndësi. Me krizën e re do të ketë rënie të kosmumizmit e ka shumë gjasa që të jetë edhe rilindja dhe nevoja e madhe për ideologjinë dhe ndarjet ideologjike.

Pikërisht ndarjet ideologjike do të vendosnin më shumë në pah ndarjet dhe diferencat sesa cilësitë e përbashkëta. Kështu ka shumë gjasa që tu rikthehemi përsëri ndarje e konflikteve sociale.

Sigurisht këto ndarje dhe nevoja e ideologjive do të rris rivalitetin dhe kreativitetin mes shtresave sociale e popujve e për pasojë në një të ardhme do të ketë edhe cikle të zhvillimeve të rëndësishme sociale dhe ekonomike.

Kriza ekonomike do të sjellë edhe realitete të reja demografike e këto do të jenë edhe më të forta sesa ato që kemi njohur në histori, sepse sot kemi intensitete më larta të komunikimit dhe të transferimit të popujve dhe njerëzve.

Për shkak të krizës ekonomike, qytetet do të rrezikojnë të kthehen në mjedise te mëdha urbane të braktisura, e një rëndësi të veçantë do të ketë fshati dhe prona private. Ky do të jetë një efekt afatshkurtër dhe imediat si pasojë e panikut për të garantuar ushqimin e përditshëm.

Qytetarët do i kthehen fshatit si një mundësi për të pasur terrene dhe për të kultivuar nevoja parësore të ushqyerit e kjo mund të sjellë konflikte për posedimin si dhe pse jo edhe për rrëmbimin e pronës private si mundësi për tu ushqyer e për pasojë edhe për të mbijetuar.

Kriza ekonomike që tashmë duket në horizont do të këtë efekte me të mëdha psikologjike sesa krizat e më parshme, sepse qytetarët do të jenë përballë dy paranojave: dëshira dhe nevoja për tu rikthyer në normalitetin ekonomik si dhe nevoja e dëshira për tu rikthyer në normalitetin e konceptit te sigurisë për jetën. Kjo për shkak se kriza ekonomike këtë herë nuk është pasojë e gabimeve ekonomike, por pasojë e një faktor shëndetësor si është epidemia e shkaktuar nga viruris covid19. Gjithashtu, njerëzit sot janë të  mësuar me konsumimin masivë, me standardet e një jetë më të mirë.

Pra, nëse në krizat e mëparshme si ajo e viteve 30, njerëzit nuk e njihnin konsumimin dhe jetën komode, atë sot e njohin dhe papritur mund ta humbin.

Krizat e mëparshme kanë pasur terma: depresion i madh dhe recesioni i madh. Këtë herë kriza ekonomike do të jetë thjeshtë: lockdown! Pra, pritur u ndaluan, u mbyllën e ndoshta nuk do të mund të rihapen!

Periudha e parë e krizës si çdo krizë do të jetë e rëndë e me pasoja të rënda duke pasur njerëz që do të humbin vendin e punës dhe nuk do të gjejne një vend pune. Do të ketë persona që do të jenë të uritur! Por, në një të ardhme të afërt kjo krizë do të rikthehet në një energji pozitive për të nisur një start të ri të zhvillimit ekonomik e ndoshta ndër më të fortët që kemi njohur në histori.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?